Vuçiç, sot në Tiranë për Open Balkan, takimi në 10.00, pasdite konferencë e përbashkët për media, kryeministrin serb e pret Berisha me protestë

redaktor

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të jenë sot dhe nesër në Tiranë, në kuadër të samitit për nismën ‘Open Balkan’.

Samiti do të vazhdojë sipas planit, me seancën plenare ditën e hënë, ku do të marrin pjesë edhe krerët e tre vendeve pjesëmarrëse.

Mësohet se punimet do të zhvillohen në ambientet e Hotel MacAlbania (ish-Sheraton) në qendër të Tiranës dhe do të fillojnë në orën 10.00.

Ditën e martë, pasdite do të ketë edhe një konference për shtyp të kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se Zaev do të shoqërohet nga zv.ministri i Financave maqedonas, i cili në ditët e para të Janarit pritet të zëvendësojë Zaev në detyrën e Kryeministrit.

Kësisoj duket se vazhdimësia e mbështetjes maqedonase për Ballkanin e Hapur do të ekzistojë edhe pse kreu i qeverisë pritet të zëvendësohet shpejt.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe grumbullimi do të nisë selinë Blu në orën 16:00, e më pas do të drejtohen në Kryeministri.

o.j/dita

Share This Article
11 Comments
  • Ik o Berishe ne gjygj, dhe leri keto pune se nuk jane per Nongrata. Boll ia ke gervishur tollosumen keti populli te durueshem.

  • Sa kohe ky Edi Rama eshte Sus aty poshte tavolines se Open Ballkan, nuk ka Sali Berish a Sali-Serb (sic keni qejf ta quani akoma) qe ti prishe pune Serbise.

  • Serbia i interesojne portet e Shqiperise, ndersa Kosova i intereson per kalim tranzit dhe pa kontrolle e procedura ne kufi. says:

    Vucici e do Kosoven ne Ballkanin
    e hapur qe ti kaloje mallrat tranzit dhe pa
    kontrolle per në portin e Durresit. Mali i Zi duke refuzuar te futet ne Ballkanin e hapur ia heq mundesine Serbise per perdorimin e porteve malazeze direkt dhe pa kontrolle doganore.

    • Sa te vine serbet dhe maqedonet porti i Durresit do nderrojemri ne Drac.Ata nuk mund te shqiptojne durres do jete arsyetimi ne kuvend dhe do miratohet ndryshimi i emrit nga ramosat,si puna e Liqenasit….

  • Shlirohuni prej KOsoves Upshurrsha ne shqipri
    Ju ne histori kosoves i kini ba veq tradhti
    Tash do vejm kufi me ju e me serbi
    Hapni skelet me rusi se kan edhe nanat me iau qi !

    • Vere kufirin, ska problem. Ama kur tju vije serbi mos i hypni traktorit dhe me ardh ne Shqiperi. Mos i leni femrat e shtepise vetem tja u perdhunoje serbi si atehere. Asnje koqevar te mos lejohet te hyje ne Shqiperi.

  • Cfare legeni Berisha. Nuk e organizon protesten paradite se ka hall se i del nga kontrolli.
    Shet patriotizem pasi te sigurohet qe Vucic te kete kry pune.

  • Shqipja braktisi flamurin
    rend mbi trojet arberore
    nji bajloz ka mesy nder ne
    fton shqiptaret nder llogore

    Hasmi vjeter,gjaks i ri
    ne arat tona tuj leru
    na ka gjet nji kallauz
    pa pyet kend ne shpi e ka ftu

    E me paret e nji SORRE
    prap ne gracke duan me na zane
    me na shit si lop ne pazar
    me na shu me dege e rranje

    Kali Trojes fisin tone
    me ngrit koke kurre s;e la
    pa shperblim ka gjet nder ne
    nji Esat a nji Hamza

    Ujku vec mjegull kerkon
    truru kombit zhyt ne hi
    turpi te mbulofte perjete
    e dhjera akademi

    Ende Fishten ne paradis
    per vatan gjumi se ze
    Hapni syte-tradhetia
    mos ju lere pa atdhe

    Bota prap me ne po tallet
    nuk po don kurre me na pa
    ne kembe si gjithe kombet tjera
    sa na don e duam dhe na

    Kush nder dej ka gjak shqiptari
    e keto troje quan atdhe
    i jep dermen tradhetise
    shqiptarine ka bese e fe

  • Berisha ta presi me protest ne kohen qe vjen ne mengjes , apo pret te iki shefi zbulit serb pastaj Berisha na ben patriotin , o kokrra legenit , na mban per budallej , por ska faj statusin e budallait naj kan dhen ata kafshet qe kan votuar kte moster kto 30 vjet , kjo esht shqipria kontradites e luftes dhe errsires .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *