Vuçiç: Të gatshëm për bisedime me shqiptarët e Luginës së Preshevës

Saimir Lleshi

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi dje se qeveria serbe dhe ai personalisht ishin përherë të gatshëm për bisedime me përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë.

“Jemi të gatshëm për të diskutuar gjithçka që nuk prek sovranitetin e shtetit serb. Jemi të gatshëm të flasim, të dëgjojmë dhe të ofrojmë të gjithë asistencën e mundshme”, tha Vuçiç për gazetarët.

I pyetur për integrimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, ai tha se një gjë e tillë përbënte një çështje shumë serioze dhe se qeveria ishte e gatshme të bashkëpunonte me shqiptarët për të ndryshuar situatën për më mirë.

Share This Article
1 Comment
  • Hallall e pac postin. Je i gatshem te diskutosh me shqiptaret e presheves per gjithçka që nuk prek sovranitetin e shtetit serb. Te lumte.

    Krimbat e Kosoves jane gadi te bisedojne me serbet dhe nderkombetaret per gjithçka që nuk prek pushtetin e tyre qofte edhe sikur te shesin tere Kosoven TURP.
    Turp per gjithe shqiptare dhe kosovare qe flene gjume per kete tradheti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *