Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq mendon se për Kosovën dhe gjithë tjerët duhet “kokat e ftohta” csepse siç thotë ai me “zemrat e nxehta” Kosova disa herë është humbur.
“Ne kemi pranuar jetën në Kosovë dhe mendoj se më shumë se këtë askush nuk mund të na kërkojë. Kemi mundësuar dialogun në nivelin më të lartë, që njerëzit atje të jetojnë normalisht, të kthehen, punojnë, dhe atë të pavarur nga marrëdhëniet politike”, ka thënë Vuçic për të përditshmen serbe “Blic”.
“Jetoni, punoni, udhëtoni, mësoni…e askush nuk do t’iu pengojë në këto, veç se do iu ndihmojmë”, tha kryeministri serb. Megjithëse siç sqaron ai, është e vështirë dikujt t’ia shpjegosh se është e papranueshme “të shtyhet dikush të pranojë dhunshëm territoret e copëtuara”, transmeton kp.
“Edhe pse, askush zyrtarisht nuk na e ka kërkuar një gjë të tillë, por në çdo rast do të përgjigjemi në këtë pyetje vetëm nëse neve na shtyjnë të bëjmë të panevojshmen. Për neve dhe për të gjithë kur është fjala për Kosovën duhet kokat e ftohta sepse me zemra të nxehta disa herë e kemi humbur”, tha Vuçic.
Kryeministri serb deklaroi se duhet që të gjithë të kenë pak durim dhe të punojnë më shumë.

Po te qetesoheni e te ndergjegjesoheni,nuk do te thoni se keni humbur Kosoven,por dote thoni se paskemi qene njerez shume te prapambetur si ne kohen e skllaverise qe paskemi vepruar ne shekullin e xx e te xx! duke msakruar popullin,do te pranonit krimet qe keni bere dhe do te pranonit te drejten e popullit te Kosoves per vetvendosje,pra te drejte e shteformimit dhe ta njihni sic e kane njohur mbi 108 vende te botes duke cveshur nga nacionalizmat eksreme ne kuriz te te tjereve….!!!???
Lumi fryhet e fryhet,pastaj kthehet ne shtratin e vet.Keshtu ndodhi me Sewrbine.Mos t`ju vije keq,por do t`ju duhet te leshoni Vojvodinen,qe eshte hungareze.Luginen e Presheves dhe Bujanovcin qe jane te Kosoves,Jeni pazarin,Plave e Guci,qe jane malsi shqiptare,fushen e Banatit,qe eshte rumune.Luan poker Cari Rusise me sulltanin e Turqise,e fituar dilte Serbia!