Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se serbët në Kosovë nuk duhet të regjistrohen në ushtrinë e këtij shteti.
I pyetur në ka serbë të regjistruar në ushtrinë e Kosovës, Vuçiç ka thënë se ka të dhëna që shumë serbë në një fshat të Novobërdës e kanë bërë diçka të tillë.
Ai i është bashkangjitur apelit të kryetarit të Listës serbe, Goran Rakic, i cili i kërkon serbëve të Kosovës që të mos e bëjnë diçka të tillë.
Ky i fundit ka deklaruar se serbët janë bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës pasi janë mashtruar përkundrejt ofrimit të pagave të mëdha.
s.a/dita

Serbet duhet te shkojne ne Serbi.Nuk kane te bejne fare me Kosoven.