Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndodhet në një vizitë treditore në Rusi, ku do të diskutojë për një sërë çështjesh.
Midis tyre është edhe një marrëveshje për blerjen e armëve nga ana e Serbisë nga shteti rus.
Delegacioni i 100 bizneseve që shoqëron kryeministrin në Moskë është më i madhi në historinë e këtyre kohëve të diplomacisë së Serbisë.
Megjithëse Serbia ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, vendi i ruan me fanatizëm marrëdhëniet me Rusinë, për shkak edhe të lidhje tradicionale e sigurisht ato fetare. “Serbia dhe Rusia janë miq në bazë logjike”, tha Vuçiç pas takimit me kryeministrin Medvedev.
Analistët thonë se çështjet ekonomike janë në plan të parë, ndërsa çështja e Kosovës për Moskën zyrtare është më shumë një precedent për aneksimin e Krimesë vitet e fundit.
Rusia eksportoi vitin e shkuar 1.34 miliardë dollarë në drejtim të Serbisë, por Serbia është shumë larg kësaj shifre, por gjithsesi prodhimet bujqësore serbe janë eksportuar ndjeshëm drejt Rusisë pas sanksioneve të vëna nga Bashkimi Evropian. Të gjitha “shpërblimet” kryeministri rus do t’i marrë nga Vladim Putin, President i Rusisë, njeriu që vendos për gjithçka atje. /Dita/

Shume mire ben qe po ble arme, i duhen per te vrare shqiptaret dhe kosovaret Pak kohe mbasi te krijohen zajednicat, koqevaret do kuptojne se i kane bere gropen vetes dhe do fillojne te ngrihen por ata kane vetem gishta per te bere shqiponjen, ( edhe zurnane apo fyellin per te kenduar o sa mire me kene shqiptar o je) ndersa serbi ka arme.
Ja bace u kryyye ene kjo pune!!