Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi këtë të premte se, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të “rrezikonte paqen dhe stabilitetin” dhe do ta fuste vendin në “telashe të mëdha”. Paralajmërimi vjen një ditë pasi Kosova ndërmori hapat e parë drejt krijimit të ushtrisë së saj, 10 vite pasi deklaroi pavarësinë, pavarësisht kundërshtimit të ashpër të pakicës serbe dhe vet Serbisë.
Që prej fundit të luftës së viteve 1998-’99 mes Forcave të Armatosura të Serbisë dhe grupeve guerile të shqiptarëve që kërkonin pavarësi, forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, më konkretisht Misioni i KFOR-it, ishin ngarkuar me ruajtjen dhe garantimin e sigurisë në Kosovë.
Më shumë se 4.000 trupa të KFOR-it janë aktualisht të dislokuar në mbarë territorin e Kosovës, pavarësinë e së cilës e njohin mbi 110 shtete, por jo Serbia, e cila e konsideron ende si provincë jugore të saj.
Që prej shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Kosova është përpjekur të krijojë ushtrinë e saj, por përpjekjet janë përballur me kundërshtinë e ashpër nga Serbia, e cila ka ende një ndikim të gjerë te minoriteti serb në Kosovë dhe veçanërisht te deputetët e kësaj etnie në Parlament.
Pasi u takua me zyrtarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, Vuçiç tha se kishte nxitur Shtetet e Bashkuara, një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, “të kuptojë qartë se krijimi i ushtrisë do të rrezikonte paqen dhe stabilitetin dhe do të çonte drejt pasojave tragjike”.
“Do të gjendeshim në telashe të mëdha dhe do të liheshim në një cep mënjanë, nëse politika e krijimit të ushtrisë së Kosovës do të vazhdojë”, tha Vuçiç për reporterët. Parlamenti në Prishtinë kaloi të enjten tri projektligje që shtronin bazat për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë emergjencash e stërvitur për t’u përgjigjur në raste katastrofash, drejt një ushtrie të rregullt.
Lëvizja synon të shmangë kështu nevojën për ndryshime kushtetuese për krijimin në mënyrë të ligjshme të Forcave të Armatosura, një masë që do të kërkonte një shumicë prej dy të tretash mes deputetëve shqiptarë dhe atyre 20 deputetë joshqiptarë, gjysma e të cilëve janë serbë. Këta të fundit kanë bllokuar çdo nismë të kësaj natyre në të kaluarën.
Të enjten, Vuçiç paralajmëroi gjithashtu se krijimi i ushtrisë së Kosovës, sikurse edhe largimi i mundshëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), do ta detyronin Serbinë drejt një “pozicioni tmerrësisht të vështirë”. Në një pozicion të tillë, “ne nuk kemi zgjidhje tjetër, veçse të mbrojmë vendin tonë dhe popullin tonë”, citohet të ketë thënë Vuçiç nga agjencia e lajmeve “Beta”.
Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve janë ndalur prej muajsh, por nisën të gjeneronin kujdes dhe shqetësim këtë verë, pikërisht pasi Vuçiç dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, sinjalizuan gatishmërinë për ndryshime kufijsh.
l.h/ dita

destabilizimi Rajonit /Ballkanit ,
historikishte ka ardhur nga shteti kriminel serb i cili
akoma sot ,ne kte shekull ,nuk mesoj te jetoj ne paqe !
Kosova eshte nji shtet i pamvarur dhe ndertoj ushtrime
per te mbrojtur popullin e vet nga shteti kriminel serb ,
qe nuk i eshte fshir akoma gjaku i krimeve ber ne kosove .
Asnji s’e ndalon dot Kosoven te ndertoje ushtrin e mrojtjes
nga kriminelet serb .
KY HA MUT KOT
Ne dy Luftrat Boterore, Serbia ka qene boshti i fatkeqesi-
se Europes dhe Botes ! Asgje e keqe,zoti Vucic, nuk i ka
ardhur Europes nga shqiotaret.
Ju si shtet jeni armatosur deri ne dhembe nga Rusi deri ne MIG- e avione te prodhimeve te fundit ! E pse e aku-
zoni Kosoven per krijimin e ushtrise ? Harrojeni se Koso-
va do te jete nje kafshate e lehte per Ju. Harrojeni nje he-
re e pergjithemone Kosoven ! “Adios Pampa Mia” : Car-
los Gardel…..!
USHTRIA SERBE KA HAPUR LUFTA NE GJITHE
BALLKANIN, AJO DUHET SHKRIRE.
Po ti more Vucic a ke ushtri ne vendin tend ?
Pse te mos kete edhe Kosova ?
Nje vend sovran pa ushtri nuk ka kuptim.
Rezulutat ashtu sic jane hartuar, ndryshojne sipas rrethanave. I ka ardhur koha edhe asaj rezulute, per pjesen e ushtrise , te cfuqizohet.
Forcat nderkombetare nuk do te rrijne gjithe jeten aty. Aq me teper qe edhe Kosaova do te hyje ne NATO
NATO – BE-ja
pra Te Fortet e Botes ,
duhet te aramtosin Shqiperine e Kosoven,
me pothuaj te njetin potencial Ushtarak ,
qe kane vendet e tjera te Ballkanit si ,
Serbia
Kroacia
Greqia ,
gje e cila ,
do vendoste Ekujlibrat ndermjet Shteteve te Ballkanit
dhe do i Kontribuante Paqes ne Rajon .
Paqja , ruhet evtem kur ne nji bashkesi ka Ekujliber
forcash ,
# kur ato jane ne disekujliber qe rrezikojne katastrofa .
Pra eshte fare e thjeshte ,te kuptojme sot ,
kte gjuhe lehjesh se shetit kriminel serb .
Ai nxitet nga fuqizimin e ushtrise tij nga Rusia etj
nga Politika iracionale qe ndiqet mes vendeve te Ballkkanit si Shqiperia Kosove nga Bota e te Forteve ,
te cilat ,ne te njeten kohe c’armatosin Ushtrite Shqiptare ne mbare teritorin Shqiptare pra edhe ne Kosove dhe favorizojne ushtrite serbe -greke duke i
furnizuar me armatim te kohes .,duke e mbajtur keshtu gjalle (ne jete -aktiv) instiktin Kriminal te ktyre dy Shteteve kRIMALE ne Ballkan ,qe jane
Faktori Destabilizues ne Rajon
dhe qe i kan sherbyer ne cdo kohe ,
interesave antiRajonale anti Ballkanease ,
por atyre qe i mbajne nen zinxhire si qen bastarde
dhe i ushqejne si qen lufte kunder popujve te tjere ne Ballkan ,te gatshem te kafshojne ne cdo kohe ,
sapo te marrin urdhrin nga Padroni !
Pra nqs Bota e Te Forteve eshte e interesuar vertete
per Paqe e Stabilitet ne Ballkan(gje qe duket e pabesushme ne cdo variant mendimi )
do tregonte vullnetin e saj ,duke vendosur Balancen
midis Kombeve ne Balkan .
Perndryshe ,gjithcka eshte nni demagogji e ndyre Terroristesh Shteterore vs popujve ne Ballkan .
(Jam i ndergjegjshem qe ne ndiqemi ne cdo prekje tastiere nga ( Dikushi) dhe kjo gjuhe shqiptari do ti shkaktonte Dhimbje Koke e do t’i prishte Humorin
Satanit pergjues ,
e do isha kurjoze nese komenti do lejohet ,te postohet !
Le te suprizohemi nga djalli ,Qikllopi ne shpellen e medies se shkruar ,qe mban brenda delet dhe rrall her i lejon te dalin nga ajo vathe shpelle ! )
Një president myteber, i një shteti genocidal me emrin Serbi, nga pozitat e kryekomandantit të ushtrisë aggresive serbe, e armatosur gjer në dhëmbë, ish-falangë e Millosheviçit, deklaron se ushtria e Kosovës në krijim na qënka subjekt që do të “rrezikonte paqen dhe stabilitetin”. Jo vetëm kaq, por ai iu drejtua një zyrtari të Departamentit Amerikan të Shtetit, që të “kuptojë qartë se krijimi i ushtrisë (në Kosovë-V.P) do të rrezikonte paqen dhe stabilitetin dhe do të çonte drejt pasojave tragjike”. Ky mashtrues ordiner shkon edhe më tej: a) Në këtë mënyrë “do të gjëndeshim në telashe të mëdha dhe do të liheshim në një cep mënjanë në se realizohet politika e ushtrisë së Kosovës”. Zotërinjtë e Beogradit ishin mësuar të konsideroheshin “kërthiza” dhe xhandari i Ballkanit. Me këtë rast kemi të drejtë ta themi se Bota Demokratike, NATO-ja, BE-ja dhe SHBA-ja, kanë gabuar që nuk vunë kushte të rënda për demilitarizimin e shtetit agresiv serb, por e lanë të armatoset më tej dhe të bëhet përsëri i rrezishëm në rajonin tonë. Serbia, tashmë, po kthehet prapë në truall i kontaminuar. b) Po sipas të njëjtit personazh, krijimi i ushtrisë së Kosovës, dhe largimi nga Kosova i Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), që i krihte bishtin Serbisë, do ta detyronte atë drejt një “pozicioni tmerrësisht të vështirë” dhe “nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë vendin tonë dhe popullin tonë”. Pra, sipas Vuçiçit, Kosova qenka “vendii tij” dhe monoriteti serb atje-“populli i tij”, duke harruar detin e qelesheve të bardha shqiptare në Kosovë. Eshtë koha që Bashkësia Ndërkombëtare t`i kundërvihet rreptësisht këtij sharlatani dhe batakçiu serbomadh, demagog tepër i rrezikshëm, për të mos thënë “dora e zgjatur” e Rusisë në Ballkan, që synon sabotimin dhe diversionimin e NATO-s dhe të BE-së.