Kryeministri serb Vuçiç vendos për Listën Serbe

redaktor

Pas bojkotit dyjavor, Lista Serbe sot do të vendosë nëse do të kthehet apo jo në institucionet e Kosovës, në Kuvend dhe në Qeveri.

Burime të gazetës “Zëri” thonë se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë trysni nga faktori ndërkombëtar që të kthehet në institucionet e Kosovës pa asnjë kusht.

Ata kanë ndërprerë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës menjëherë pas vendimit të Isa Mustafës për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit nga posti i ministrit për Kthim e Komunitete.

Nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e udhëhequr nga Marko Gjuriq, i është thënë “Zërit” se gjatë kësaj jave do të mbahet një takim mes zyrtarëve të lartë në Beograd ku do të merret një vendim për hapat e mëtejmë për pjesëmarrjen e serbëve në Qeverinë e Kosovës.

“Këtë javë do të kemi një takim, deri atëherë nuk mund të themi asgjë”, thuhen në përgjigjen e zyrës serbe. /Zëri

Share This Article
1 Comment
  • Cfardo qeveri qofte ne kosove te djathte apo te majte,prania e serbve duhet te jet ne cdo qeveri!
    Ky quhet mos diskriminim dhe tolerance u pelqen apo nuk u pelqen politikes ne kosove!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *