Vuçiç: Zgjidhja e problemit të Kosovës, shpëtim nga falimentimi

Dita

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia dëshiron zgjidhjen e problemit të Kosovës, sepse vetëm kështu mund të luftojë problemet ekonomike.

“Dëshira e Serbisë është që të zgjidhet problemi i Kosovës, në mënyrë që ajo ta luftojë falimentimin, ta zvogëlojë borxhin publik dhe papunësinë, dhe do ta zgjidhim. Nëse kemi mjaft guxim dhe përmbajtje, kemi shans që ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë sot Vuçiç.

Pas takimit me kryeministrin belg Charles Michel, ai është shprehur se do të japë gjithçka nga vetja në mënyrë që të arrihet tek zgjidhja e problemit të Kosovës.

Sipas Vuçiç, njerëzit në Serbi duhet të presin vetëm rezultatet e kompromisit të pranueshëm nga të dyja palët.

Ndërsa kryeministri belg Charles Michel, gjatë takimit të tij me Vuçiç, ka theksuar se Serbia është e rëndësishme për Bashkimin Evropian sepse ka dimension rajonal.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *