Jo zemrën,
por fjalët m’i ke marrë
ah, ç’ka m’ke ba
për t’vetmen gjë
për të cilën fjalët i doja
nuk bën të flitet më
Po vuj pa ty
Të heshtem thua?
Po vdes
pa atë lidhjen madhnore
që e quajmë dashuri
Zot nuk kemi
nuk e shofim kurrë me sy
të paktën ta shohim njëri-tjetrin
të paktën lejo të bëhemi një të dy
se nuk kam – oh! – nuk kam
njeri tjetër që mund t‘a ngarkoja
me këtë detyrë
nuk është bre asnjë tjetër,
nuk është askush si ty
Mi jep t’gjitha plagët
dhe lotin tënd ta pij
po të lutem thuaj
shpirt, do vij, do vij, do vij
Nuk mundem, jo nuk mundem
përse ma kërkon këtë gjë
të jem njeri i humbur
pa shpirt, pa këmb’pa kry.
endem nëpër natë
e n’dhomë trupin tënd e vizatoj
kur realisht as hijen time
mu tu m‘prek nuk e përjetoj
*****
Jetë Zhitia

Poezi mjaft e bukur ne dialektin jo krejt krejt gege.