Jorgo Mandili
(Vijon nga numri i kaluar)
Analizat ,hulumtimet ,kërkimet e studimet shumëplanëshe tregojnë që ” elitat ekonomike dhe grupet përfaqësuese të interesave sipërmarrëse veprojnë në liri të plotë dhe ushtrojnë një ndikim të fuqishëm mbi politikat e qeverisë ,ndërsa qytetari i mesëm dhe grupet e interesave popullore kanë pak ose aspak ndikim .Rezultatet konfirmojnë teoritë për ekzistencën e një Sundimi të elitave ekonomike dhe të një Pluralizmi të kushtëzuar ,jo të një Demokracie elektorale mazhoritare ose të një Pluralizmi të shumicës”, por të një …” Demokraci totalitare e zbatuar në mënyrë skllavropronare” – siç e ka përcaktuar akademiku shqiptar R. Qosja. Kjo është ” demokracia neoliberale” e instaluar në “vendin e shqiponjave” – fasada – demokratike (parrulla e slogane) thelbi – totalitarist (kontrolli absolut mbi gjithçka nga të dy partitë), zbatimi – skllavopronar (lindja e klasës së “skllevërve të lirë” në biznesin e vogël, fasone, ndërtim, shërbime, administratë e kudo ku punohet).
E, pra, ky model antihuman u instalua në Shqipëri me protagonistë këtë klasë politike, që mesa duket ende nuk e ka mbaruar misionin e vet, përderisa kërkojnë ta riciklojnë përsëri më 25 prill me marrëveshje, pazare negociata e gjithfarë presionesh e kërcënimesh për të zbatuar marrëveshjen e “5 qershorit” që konfirmon autokracinë e kësaj klase politike që i bëri varrin Shqipërisë .
Model që u zbatua tek ne me shpejtësi, pa menduar për pasojat, madje as për faktin se “protagonistë” të këtij eksperimenti politik ishin njerëz me zemër,shpirt e dinjitet … u trajtuan si kavje humane”, analfabete, të paditur e “mesjetarë” … arritën deri aty sa të organizoheshin kurse kualifikimi “se si mbillet gruri”, si bëhet buka, si sillemi në mjedise publike e shumë kurse kundër “analfabetizmit qytetar”, në ushtri, administratë, bujqësi, arsim, kulturë etj… të miratuara e të realizuara nga një “kope” e tërë ” idiotësh të dobishëm” që siç thotë Konica edhe në “ferr do të punonin nëse do paguheshin mirë” … në krye të tyre ishin ata të zgjedhurit e përshtatshëm ,”leckamanë , të zgjedhur jo vetëm nga varfëria dhe pamjaftueshmëria intelektuale por… edhe për disa arsye të tjera që i dinë vetëm ATA ,të “parët ” e këtyre “padronëve të vegjël” , që me “devotshmëri” servilizmi e sahanlëpirësit, realizuan skenarin e tyre politik të kalimit nga “socializmi etatist në kapitalizmin e lirë”.
U instalua një sistem politik me ideologji neoliberale që i ngjan më tepër një kanali me dy drejtime, që nga njëra anë ,rrjedhin para, e nga ana tjetër,kthehen politika të leverdishme për padronët e parasë …sistem që do të realizonte rrethin vicioz të ” neoliberalizmit” – para – pushtet- para- pushtet gjithmonë në rritje përmes maksimës së pështirë “gjithçka për ne, asgjë për të tjerët” …
A E KUPTONI SE CILËT “SIMPATIZONI”?
Si u bënë “padronët” tuaj këta “leckamanë të paditur”? Do përpiqem të jap një këndvështrim personal, pavarësisht zgjedhjes suaj- t’i simpatizoni apo t’i shporrni, por të paktën unë për vete e kam bërë zgjedhjen, prandaj ju drejtohem edhe me “ju”.
Jam i detyruar t’ua kujtoj përmes “Retros” së mëposhtme se si u shfaqën këta “vulëhumbur” që u bënë ” politikanë , deputetë e ministra, kryeministra e presidentë që pa prona e pa bordero, u bënë pronarë të mëdhenj e parallinj të mëdhenj. Janë pikërisht këta që pasi kishin “gëlltitur supën e përgatitur në kuzhinat e padronëve të mëdhenj duhej ta “villnin” prandaj edhe … “devotshmëria” për instalimin e një kapitalizmi të egër në Shqipëri në emër të “antikomunizmit” e në emër të “europianizimit të Shqipërisë ,ishte maksimale dhe çnjerëzore prej tyre, pastaj zgjedhja është e juaja – ose vazhdoni t’i simpatizoni ose përpiquni t’i shporrni …
Ju kujtohet besoj, se sa jeni habitur aso kohe kur këto figura dolën në skenë? Juve ua servirën, në një masë të madhe nuk dinit se kush ishin këta që do t’u sundonin, sepse të hutuar e të verbuar siç ishit, nga “idealet” e ndritshme të demokracisë, kushdo që të propozohej (qoftë edhe një copë ” trung) …ju me sy mbyllur do ta votonit, mjaftonte për ju shtirja e tyre, që pohonin se kanë virtyte, besime, parime e moral, mendime racionale apo ndjenja humane, por që në të vërtetë nuk i kishin … Sjelljet dhe veprimet e tyre treguan se sa në kundërshtim ishin me ato çfarë pohuan e pohojnë ende pas 30 vjetësh që për t’iu bindur përsëri duke u prezantuar si personalitete me moral të lartë e ndjenja humane, pavarësisht mëkateve që mbart shpirti i tyre por… që janë në gjendje të brumosin personalitetin tuaj, të orientojnë shijet tuaja, t’u sugjerojnë çfarë të mendoni … ju sundojnë në saje të autoritetit të tyre të sajuar ,të aftësisë së tyre për “trushpëlarje” për të promovuar ide që ju shërbejnë apo premtime që ju konvenojnë…janë Ata padronët që i ” mësojnë dhe orientojnë ” se si të tërheqin fijet e të kontrollojnë opinionin publik ,si të shfrytëzojnë besimin dhe mentalitetin tuaj rural ,se si të shpikin mënyra e politika fiskale për të maksimalizuar paranë – për maksimalizimin e mëtejshëm të pushtetit politik” – për të garantuar një qeverisje jo përmes legjislacionit, por përmes propagandës – e aftë tu përshtasë rrethanat nevojave ,të dallojë pikat e forta të ngjarjeve dhe të orkestrojë paraqitjen e çështjeve të mëdha si çështje periferike … Këta janë thjeshtë “idiotë të dobishëm” për synimet e Atyre, padronëve të parasë, duke përdorur vendin tuaj dhe juve thjesht si “kavie” eksperimentale …
Le të shohim rrugën 30 vjeçare se si e kanë zbatuar këtë skenar të “padronëve të njerëzimit” këta “idiotët tuaj të dobishëm”
Më lart përmendëm se “sistemi politik neoliberal , ka në strukturën e vet dy kanale- njërin ku rrjedhin paratë dhe tjetrin ku përpunohen politika e instrumenta se si të maksimalizohen këto para” …
Shqipëria ,pas përmbysjes moniste duhej ta ndërtonte këtë sistem. Prandaj dhe …
Hapi i parë- ishte marrja e pushtetit politik, pas dështimit të përpjekjes së parë ku populli ia dha partisë së punës me mbi 60% e cila nuk u konvenonte padronëve prandaj iniciuan alibinë e 2 prillit dhe… fituan pushtetin politik me shantazh,frikë e terror psikologjik .
Hapi i dytë – synimi i tyre i mëtejshëm ishte pushteti ekonomik, përqendrimi i pasurisë për forcimin e mëtejshëm të pushtetit politik-.në atë kuptim të rrethit ” vicioz” – maksimalizimit të pasurisë përmes përqendrimit të pushtetit politik në duart e padronëve të parasë që këta të fundit përmes një qeverie të projektuar prej tyre ta kenë ” derën e hapur” për të miratuar ligje në favor të tyre për rritjen e pasurisë ,ligje të konceptuar nga studiot ligjore të bizneseve të mëdha vendase apo kompanive financuese të huaja (apo ” Dhomat e tregtisë” ,që shpesh herë ankohen kur nuk arrijnë maksimalizimin e pasurisë siç e arrijnë psh Bankat apo Kompanitë Celulare me një politikë skllavëruese – kredi e përqindje çnjerëzore apo faturime e oferta aforfe për celularët ..).
Modeli i ideologjisë – neoliberalizmi – Në emër të neoliberalizmit – “ideologjisë absurde “se tregu mund të diktojë ligje për çdo aspekt të jetës njerëzore”- instaluan një diktaturë politike më të rrezikshme se ajo e proletariatit – Anarkinë …
Synimi – çmontimin e pronës e institucionet publike për të instaluar kudo e në çdo gjë pronën private, sipas maksimës së ulët dhe neveritëse “gjithçka për ne asgjë për të tjerët ” …
Premtimi- ju premtuan se e gjithë pasuria kombëtare mbi tokë e nën tokë do t’u kthehej në formën e aksioneve për të filluar kapitalizmin me një start të barabartë … premtim, që u kthye në poshtërim nga ana e leckamanëve tuaj…jo vetëm nuk bënë vlerësimin e gjithë kësaj pasurie kombëtare, por përkundrazi të gjithë sëbashku e veç e veç, udhëhoqën “barbarinë më biblike” drejt kaosit apokaliptik dhe kalbëzimit moral të shoqërisë … në emër të “antikomunizmit” ,çmontuan pronën shtetërore dhe publike totalisht , kudo në industri,bujqësi,arsim,kulturë,shëndersi ekonomi etj dhe instaluan pronën private me alibinë joshëse ” ta bëjmë Shqipërinë si Europa ” për të krijuar iluzionin e “parajsës demokratike “, që e kthyen në një “makth social e individual” për ju …
Strategjia …Duke shfrytëzuar gjëndjen dhe kushtet materiale tuajën ,duke njohur edhe psikologjinë tuaj dhe mentalitetin feudal të shumicës tuaj që zbarkuat nga zonat rurale ,ideuan me ndihmën e ” ustallarët të vjetër” …(se vetë këta nuk kanë as kapacitetin mesatar të mesatares intelektuale publike , pa le aftësinë për të menduar e modeluar projekte të bazuara në ide e kreativitet individual …
Taktikat : Teoria “zero”… ” Çeku i bardhë” , ” Terapia shok” – parulla këto të propaganduara pas kthimit të ” korifejve” demokratikas nga vendi i ” Mërgatës së Qyqeve” – që inspiruan ” kopenë e hutuar” drejt shfarosjes të të gjitha vlerave materiale e morale të komunizmit,duke e rrafshuar atë…Ishin vitet ,e shijimit të lirisë dhe injorancës , të shpërfaqjes së emocioneve dhe instikteve dhe patjetër edhe të një naiviteti në perceptimin e lirisë individuale.
Ajo kohë ishte liri për ujqërit, liri pa fre – kaq deshën padronët – marrëzinë shqiptare ,që e instaluan lehtësisht …tani ishin të lirë drejt rrugës së tyre të maksimalizimit të pasurisë për përqendrim maksimal të pushtetit politik të mëtejshëm dhe në vazhdimësi me synimin që të kishte sa më pak demokraci dmth sa më pak pjesëmarrje aktive qytetare në vendimmarrjet politike kombëtare apo lokale – pra të tkurrej demokracia dhe të zgjerohej ndikimi i padronëve në politikat e qeverisë në favor të tyre.
Çfarë duhej bërë?
Duhej të ndërtohej edhe një sistem kushtetues që të frenonte demokracinë (“diktaturën e shumicës” siç kuptohet idealisht) ,në atë drejtim që të siguroheshin me ligj pronat e “pronarëve leckamanë”,(pronarët e rinj ) që ato të mos rrezikoheshin dhe …ndryshimet kushtetuese të 2008 siguruan autokracinë e pushtetit dhe dobësimin ” tkurrjen” e demokracisë … u zhbë me marrëveshje sistemi mazhoritar i zgjedhjeve dhe u pranua sistemi i ri me lista të mbyllura të kryetarëve…u krijua mundësia të zgjidheshin përfaqësuesit e padronëve të parasë që të miratonin ligjet në favorin e tyre, ligje që përgatiten në studiot ligjore të kompanive apo korporatave të huaja, që favorizojnë maksimalizimin e pasurisë së tyre përmes politikave tatimore ,normave e masave shtrëngues në kurriz të shpinës së përgjakur ‘ sizifiane” të shqiptarëve … Kjo është arsyeja pse nuk duan lista të hapura, nuk duan përfaqësuesit e popullit në parlament dhe qeveri…
Duhej edhe një sistem gjyqësor që të çertifikonte ” ligjërisht” pronat e vjedhura dhe të rrëmbyera me dokumente false nga ” pronarët e rinj “, që janë tashmë padronët tuaj sundimtarë që ju ende i simpatizoni … e , gjyqtarë më të bindur nuk kishin ku të gjenin – edhe këta individë të “zgjedhur e të përshtatshëm” për padronët.
Duhej edhe një sistem arsimor i deformuar që të modelonin njerëz- djaj – as qytetarë të dobishëm për shoqërinë , por as injorantë e idiotë puritanë, … një sistem arsimor që të përgatiste ” sharlatanë me diplomë” gjysmë të ditur që të nënshtroheshin me lehtësi ,që të mos revoltoheshin e të protestonin për kusarinë dhe bëmat e tyre …
Kanali i dytë i sistemit neoliberal …
Për maksimalizimin e pasurisë duheshin përpunuar politika qeveritare që të krijonin një lloj “kope lopësh” për t’u mjelë ,për të bërë para … kanali i dytë i sistemit politik … përmes disa instrumenteve fiskalë legale e jo legale për ” futjen e duarve në xhepat tuaj” …e gjithë kjo në dobi të padronëve të parasë… të varfërit përkundrazi duhet të lënë tregun të vendosë …të mos pretendojnë asnjë ndihmë nga nga qeveria … ky është në thelb neoliberalizmi që çon në polarizimin e skajshëm të pasurisë përmes rregullave e normave fiskale në dobi të padronëve e në polin e kundërt për të varfërit …
A e dini se përse dhe herë pas here shkaktojnë kriza, lejojnë abuzime, korrupsion, nepotizëm , pandëshkueshmëri, taksa, tarifa e masa politike në favor të padroneve ? …për të krijuar një kanal për rritjen e pasurisë së tyre.
Por, nuk mbaron këtu procesi i “futjes së duarve ” në xhepat tuaj …
A ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend se nga kush paguhet ” taborri i ekzistencave” të falsifikuara anonimët e politikës administratës,akademizmit ,shkencës ,ekonomisë ,qeverisë ,parlamentit etj …? Një taborr i tërë (jo pak por rreth 10000 të tillë ) sharlatanësh me kartonë diplomë të çdo niveli që nga bachelori e deri tek profesori …
Një llogari e thjeshtë tregon se sa para dalin nga xhepat tuaj përafërsisht: “bonusi” që merret mbi pagën është 200000-300000l.v (për çdo gradë apo titull akademik) , shumëzojeni me numrin e tyre (mbi 10000 deri tani) dhe me vitet që kanë marrë e do marrin (se procesi vazhdon ) … E përfytyroni sa para ikin nga xhepat tuaj e jo të padronëve , prandaj… këta heshtin dhe vetëm heshtin,pavarësisht denoncimeve për “plagjiaturë”.
Ka edhe abuzime tjera për pagesën e “frymërave të vdekura” në bordet e bashkive, komunave, institucioneve shtetërorë,arsimore ,akademike, sociale e politike… të gjitha janë para, para që paguhen nga ju dhe vetëm nga ju dhe jo nga presidenti ,parlamenti, qeveria ,partitë… edhe këta të fundit nga ju paguhen për t’i minimizuar ato abuzime me vetëdije që përmendëm më lart dhe të mendojnë ,punojnë e realizojnë për ju mirëqenie, drejtësi e barazi sociale me projekte zhvillimi socialë- ekonomikë … por këta përkundrazi janë bërë “ortak” me këtë të keqe banale të sistemit korruptues e nepotik të tyre …sistem që i qarkullon paratë e xhepave tuaj brenda një rrethi vicioz ku përmes nepotizmit, abuzimit e falsifikimit të diplomave, gradave,titujve e bordeve ,punësojnë gratë burrat, fëmijët, nipërit, mbesat, krushqit, krushkat, miqtë, shokët dashnorët e dashnoret , gjithë fare e fis me “kuç ,naç, baç e maç” pra…arsimohen , masterohen , doktorohen , profesorohen, borderohen “masturbohen” përmes konkurseve,VKM-ve, formularëve portaleve ” të tyret … ata” …rrethi mbyllet …çfarë mbetet për ju? … Të gjitha këto ” futje duarsh në xhepat tuaj “, që paguani ju me taksa e tarifa janë para…para ,që i paguani ju në formën e taksave ,tarifave ,gjobave ,përqindjes bankare dhe ilegalisht përmes abuzimit,korrupsionit,ryshfeteve, etj …çdo gjë që lidhet me gjithçka që shihni në jetën e veprimtarinë e këtij shteti me ndërtime,shpenzime,koncesione ,ppt, donacione ,reklama,media,biznese ,borxhe,kredira …gjithçka …gjithçka që promovohet e reklamohet, paguhet nga krahët e mendja juaj që punoni ju e që do punojnë fëmijët tuaj e brezat e tjerë dhe asnjëherë nuk do të çliroheni nga ky zinxhir i ” futjes së duarve në xhepat” tuaj ,të fëmijëve tuaj e brezave pasardhës … nuk do çliroheni kurrë nga guri i Sizifit e shpata e Demokleut,nëse ju do vazhdoni të bashkëjetoni me këta padronë makbethianë
Sa më të mëdha të jenë të ardhurat dhe pasuria ,aq më i madh është përqëndrimi i pushtetit politik dhe aq më i madh është ndikimi mbi politikat publike dhe në instancë të fundit padronët e parasë arrijnë atë që duan …sepse janë ata që administrojnë gjithçka ..prandaj nuk duhet të habiteni se pse zgjedhjet politike nuk përkojnë me interesat publike …përkundrazi janë të lidhura me interesat e të fortëve ,oligarkëve …kështu ka qenë ,është dhe do të jetë përderisa të ekzistojë paraja dhe padronët e parasë …
EPILOG
Është e çuditshme, me të vërtetë, kjo “dashuri makbethiane” “ala shqiptarçe” … e harroni të shkuarën me një frazë të ndyrë “ç’i gris t’ëmën” e përsëri bini në grackat e para të nostalgjisë për sundim ,por tashmë …. “demokratik” , që në thelb është i njëjtë me atë etatist – kontroll absolut mbi gjithçka – por … jo nga një por … nga dy parti!
Kjo ka qenë dhe mbetet fatkeqësia juaj mbi njëshekullore -tribalizmi që ka çuar në “totalitarizëm” – me të vetmin ndryshim,atë të etiketimit – otoman,monarkik ,etatist, demokratik por…në thelb synimi ishte dhe mbetet kontrolli absolut mbi ju në gjithçka e për gjithçka – mbi ju viktima të kësaj “diktature politike” të ushtruar nga sunduesit tuaj për të balancuar kaosin ekonomik e social …
E , ju përmbi një shekull keni shpresuar, por gjithmonë keni dalë të zhgënjyer … keni pritur, por gjithmonë jeni lënduar … por dashuria për politikanët ” makbethianë” nuk ju ka munguar … siç duket ” arësyeja është “gjenetike- sindroma e “Stockholmit ” …prandaj edhe sot e kësaj dite ju vazhdoni të rrokullisni”gurin e Sizifit” me ankthin e vdekjes” nga “shpata e Demokleut ” mbi qafën tuaj të përunjur …
Është pikërisht kjo sindromë,që ju ka lënë ,si mbi 100 e ca vjet më parë…po ata shqiptarë që “hidheni në flakë” për prijsin, harroni të kaluarën me një ” ç’i gris t’ëmën”, duke rënë në grackat e para ,në “bashkëjetesë makbethiane” me viktimizuesit ,kurse për të drejtat e tuaja pranoni të nëpërkëmbeni e poshtëroheni ; po ata shqiptarë që për “çështjen e partisë jeni gati” të bëheni ” hari- kiri” e marrëzira të tjera , kurse për veten tuaj, për të drejtat tuaja , për familjet tuaja çfarë bëni?… jetoni për të tjerët? … po ata shqiptarë ndjeheni rehat e të kënaqur me mashtrime e gënjeshtra ,kurse të vërtetat ,madje të vërtetat e përsëritura shpesh herë i urreni …jo vetëm ato ,por edhe ata që i shprehin …
…por pavarësisht kësaj ,gjeni përsëri forca për t’u ngjitur në të përpjetën e shkëmbit me ” gurin e Sizifit” në shpinën e përgjakur e ” shpatën e Demokleut në qafën e përulur …një stërmundim ky banal ,absurd e në ankth për mbijetesë …kjo ndoshta justifikon edhe krenarinë e shtirur tuajën e për ” të mos e dhënë veten” para të tjerëve …dilni nga honet e dëshpërimit e papritur duke u shfaqur nga mullarët e entuziazmit këndoni e kërceni : “o sa mirë me ken’shqiptarë”!
Mos vallë nga egoja dhe krenaria kjo është një mënyrë ” kamuflimi” për të mbuluar varfërinë e mjerimin e dëshpërimin e zhgënjimin tuaj ,o shqiptarë ? Pavarësisht absurditeteve, pavarësisht gjithçkaje ,mos vallë doni të pranoni se keni zgjedhur me dëshirë të jetoni jetën e vështirë?
Përse ? Përse? Përse ?…pyesin të mendshmit …
Mos vallë ” Sindroma e Stockholmit” ndikon në mendësinë tuaj tribale për hir të fjalës së dhënë dhe kodit të besës së pabesë viktimizuesve tuaj e keni të vështirë divorcin nga “bashkëjetesa makbethiane politike”?
Nëse është kjo arsyeja e një kënaqësie të shtirur dijeni se nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm për një qenie njerëzore se kjo arsye absurde e banale , e privuar absolutisht nga kuptimi njerëzor ,por e motivuar nga instinktet e emocionet tribale…
Vallë ky është kufiri i lumturisë suaj apo i absurdit tuaj? A nuk është dramatike të jeni të lumtur të “bashkëjetoni ” në një “habitat dashurie makbethiane” , në këtë fermë “kafshësh politike derrash të kënaqur”, që dhjamosen me gjakun dhe eshtrat tuaja,më çnjerëzoren në historinë e Shqipërisë, në kuptimin “edvinian” të lakmisë e mbajtjes së pushtetit me çdo mënyrë e çdo mjet?
