Vulin i kërkon OKB-së raport për bombardimet

anazapta

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të sigurojnë raportin për “pasojat e bombardimeve të Serbisë me uranium të varfëruar”, më 1999.

“Nga ky vend kërkoj nga OKB-ja që të sigurojë raportin për bombardimet me uranium të varfëruar, ku kanë rënë bombat, ku na e kanë helmuar ujin, ajrin, tokën”, ka thënë Vulin në Leposaviq, raporton B92.

Komentet e tij vijnë në 15-vjetorin e intervenimit të forcave ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *