Ministri i Punës në Serbi, Aleksandër Vulin thotë se do të ishte mirë që Kosova të ishte nën rendin juridik të Serbisë.
Megjithëse nga ana tjetër, Beogradi zyrtar ka hyrë në bisedime me Kosovën për të zgjidhur mosmarrëveshjet, partia në pushtet synon të mbajë gjallë frymën nacionaliste. Reagimi i tij erdhi teksa të hënën pritet të votohet për pranimin e Kosovës në UNESCO.
“Më së miri do të ishte që Kosova të mos pranohej në UNESCO dhe të mos flitej fare për këtë, që kishat dhe manastiret tona ti mbrojmë ne. Më së miri do të ishte të mos kishte Rezolutë 1244, që Kosova të ishte absolutisht brenda rendit juridik të Republikës së Serbisë”, ka deklaruar Vulin.
Ai ka shtuar duke thënë se “pasi një situatë e tillë nuk ekziston, do të ishte më së miri që të mos kishte fare vendim për pranimin e Kosovës në UNESCO, ose që ky vendim të shtyhet”.

Vulin para nje viti vendos kurore mbi varin e Esad Pashes dhe formuloi se si ne shembullin e pashajt toptanas Beogradi do te donte te ndertonte marredhenie tme shqiptaret ne te dy ane e kufirit shteteror Shqiperi-Shqiperi (kosove)!