Vulin: Vendimi për kthimin e Sheshelit në Hagë, përpjekje për të destabilizuar Serbinë

Dita

Kryetari i Lëvizjes Socialiste dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Serbisë, Aleksandar Vulin tha se vendimi i Dhomës së Apelit të Tribunalit të Hagës e cila ka urdhëruar Dhomën Gjyqësore të anulojë lirimin e përkohshëm të akuzuarit Vojisllav Sheshel, synon destabilizimin e Serbisë dhe Qeverisë së Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky vendim është i përqendruar kryesisht në destabilizimin e Serbisë, prishjen e Qeverisë dhe të drejtpërdrejtë rrëzimin e kryeministrit Aleksandar Vuçiç”, tha Vulin, i cili është edhe Ministri i Punës, në Qeverinë e Serbisë, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Pallatin e Drejtësisë në Beograd. Ai thotë se vendimi i përmendur ishte bërë pas fjalimit të Vuçiç të javës së kaluar në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

“Pas fjalimit të e tij (Aleksandar Vuçiç) të datës 24 prill, ku për herë të parë një Kryeministër serb tha se bëhet fjalë për agresion të NATO-s, që nuk ka asnjë aksion, por agresion që NATO ka sulmuar këtë vend pa një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të mos kërkoj nga ne vetëm një gjë; të mos kërkoj nga ne ta harrojmë këtë gjë, pas kësaj erdhi ky vendim”, tha Vulin.

Sipas tij, si gjykimi ashtu dhe lirimi i Sheshelit në liri të përkohshme “përdoret kundër Serbisë, për të destabilizuar dhe përmbysur qeverinë e Serbisë”, duke shtuar se të gjitha ndodhin kur Serbia është “në rrugë të mbarë”. Ai tha se çështja e kthimit të Sheshelit në paraburgimin e Tribunalit të Hagës do të diskutohet në takimin e Qeverisë së Serbisë.

Dhoma e Apelit e gjykatës së Hagës, sot urdhëroi Dhomën Gjyqësore që menjëherë ta revokojë vendimin për lirimin e përkohshëm të akuzuarit për krime lufte në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Vojvodinë në fillim vitet e ’90, Vojisllav Sheshel dhe urdhëroi kthimin e tij në burgun e Sheveningenit. Partia Radikale Serbe (SRS) sot deklaroi se lideri i saj Sheshel nuk do të kthehen vullnetarisht në paraburgim në Hagë. Sheshel u lirua nga paraburgimi i Hagës në liri të përkohshme, siç thuhet, për shkak të sëmundjes së rëndë, në nëntor 2014. Sheshel u arrestua dhe u transferua në Gjykatën e Hagës më 2003, gjykimi i tij filloi në 2007 dhe përfundoi në Mars 2012.

Share This Article
2 Comments
  • Uuuu! Cfare provokimi e destabilizimi o te keqen! Serbia qendron mbi nje maje gjerpere e ben vaki fryn ere andej nga Japonia dhe Serbia rrezohet si kungull.

    Kapeni ate Sheshel kriminelin e rraseni brenda, pa qeverite vene e vine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *