Autoritetet indoneziane aktivizuan nivelin më të lartë të alarmit mëngjesin e së hënës, për shkak të mundësisë së një katastrofe të pashmangshme.
Aeroporti i ishullit u mbyll, duke lënë mijëra vetë të bllokuar në destinacionin turistik. Tym i zi, hi dhe zjarr janë parë të dalin nga maja e malit 3400 metra të lartë.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg mbetjeve vullkanike, të cilat janë parë poshtë malit. Sipas tyre, shpërthimet e herëpashershme dëgjoheshin deri ne 12 km larg malit.
Ekspertët vlerësojnë se vullkani duket se po hyn tani në fazën tjetër, atë të shpërthimit magmatike ku llava është e dukshme nga krateri.

