Vullnetarët nisin aksionin për pastrimin e Himarës

Dita

Lëvizja “Green Line Albania”  ka nisur prej datës 11 Korrik, mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Turizmit, aksionin vullnetar për pastrimin e vijës bregdetare nga Shkodra në Ksamil.

Ditën e sotme aksioni është zhvilluar në Potam të Himarës, ku u bashkua Kryetari i Bashkisë së Himarës Z. Jorgo Goro.

 “Pas aksionit patëm mundësinë të diskutonim gjatë me Z. Goro dhe të adresonim problematikat mjedisore të evidentuara nga ana jonë përgjatë vijës bregdetare në varësi të Bashkisë Himarë dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e turizmit. Z. Goro premtoi bashkëpunim më të gjerë për aksionet e pastrimit nga ana e Bashkisë.”-bën me dije organizata e drejtuar nga Ervin Shehaj.

Organizata “Green Line Albania” është organizata më e madhe në vend, e fokusuar në pastrimin e territorit, duke spikatur për disa aksione kombëtare vullnetare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *