Nga policia në Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Marku, 32 vjeç, banues në Velipojë. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me anë të një letre kërcënuese ka kërkuar që ti jepet një shumë prej 2 milionë lekësh dhe ti dorëzohen brenda 2 orësh, në një bankë të nivelit të dytë, në qytetin e Lezhës. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Lezhë, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes”.
