“Vuri maskë të përdorur”/ Nëna 28-vjeçare vdes nga COVID-19, sapo u kthye në punë pas lindjes

time

Adeline Fagan, mjekja 28-vjeçare është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19. Fagan u infektua vetëm disa ditë pasi u kthye në punë nga leja pas lindjes së vajzës.

Ajo doli pozitive në fillim të korrikut dhe vdiq më 19 shtator pasi kaloi mbi dy muaj në spital. 28-vjeçarja doli pozitive dhe më pas gjendja e saj u përkeqësua, ndërsa dyshohet se vuante edhe nga astma.

Ajo kishte punuar në një departament urgjence në Hjuston dhe një anëtar i familjes thotë se ajo ripërdori pajisjet mbrojtëse personale, maskat, ditë pas dite për shkak të mungesave.

“Adeline veshi të njëjtën maskë për javë dhe javë, madje edhe me muaj”, thotë motra e saj e vogël.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *