Lëvizja Vetëvendosje ka arritur më në fund një marrëveshje me partitë e bllokut opozitar.
Me këtë marrëveshje, Vetëvendosje ka pranuar që të bëhet pjesë e qeverisë.
Kjo gjë është konfirmuar nga deputeti Visar Ymeri në një intervistë për REL.
“Po, ka pasur një lëvizje në drejtim të marrëveshjes së parimeve udhëheqëse për qeverinë e ardhshme në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe bllokut LAN.
Ne jemi në pritje të kësaj marrëveshjeje dhe shpresoj se kjo do të ndodh shumë shpejt, pra do të ndodh gjatë kësaj javë e cila do të jetë hapje e rrugës, pra marrëveshja e parë në mes bllokut LAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pastaj duhet të përcillet edhe më dy çështje tjera që do të duhej të merreshim vesh për sa i përket bashkëqeverisjes.
Pra, për krijimin e qeverisë se re në mes bllokut LAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje, këto do të ishin programet qeverisëse si dhe natyrisht përfaqësimi apo ndarja e pozitave në qeverinë, ekzekutivin qendror të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri.

mire ja bene atij thacit qe kerkon te rrije me dhune ne pushtet megjithese populli nuk ja ka dhene voten. te largohet sic e ka dhen vullneti i popullit te kosoves se bashku me ate jahjagen.