Prishtinë, VV i dërgon Thaçit emrin e Albin Kurtit për kryeministër

J L

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Zyra për Informim e Lëvizjes Vetëvendosje ia ka dërguar propozimin zyrtar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas mediave vendase.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt i parë i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019 gëzon të drejtën e të nominuarit të mandatarit të kryeministrit të vendit.

Në momentin që Thaçi pranon propozimin dhe e dekreton atë, e që e gjithë kjo pritet të ndodhë brenda ditës së sotme, rrjedh afati kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re.

Propozimi është bërë nga Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *