VV: Haradinaj po flirton me Thaçin e Mustafën

Dita

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka reaguar për pjesëmarrjen e paralajmëruar të Ramush Haradinajt në takimin e Presidentes, duke thënë se në këtë mënyrë po flirtohet me Hashim Thaçin e Isa Mustafën.

Çaushi ka shkruar se kushdo që shkon te Presidentja është kundër protestës së Opozitës të paralajmëruar më 17 Shkurt. Sidoqoftë, ky zyrtar i Vetëvendosjes ka thënë se shkuarja e Haradinajt në takimin e Presidentes është shkelje e punës së Opozitës që është bërë në gjashtë muajt e fundit.

Madje, ai ka thënë se në këtë mënyrë po i ndihmohet ambicies së Thaçit për t’u bërë President e Isa Mustafës të mbetet Kryeministër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *