VV-LDK dakordësi programore

Ornela

Koalicioni Vetëvendosje-LDK në Kosovë po njëson programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ndërkohë, nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kontestuara dhe të diasporës, sikurse hetimet për zarfet e ardhura nga Serbia.

Dy partitë fituese në Kosovë kanë gjetur dakordësi për parimet e bashkëqeverisjes, të cilat pritet t’i zbërthejnë më tej javën e ardhshme.

Pas takimit të parë koordinues, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, njoftoi se në fokus të diskutimeve me kolegët e Lidhjes të Demokratike ishin temat dhe reformat që e presin ekzekutivin e ri.

Rezultatet paraprake të 6 tetorit nxorën Vetëvendosjen si partinë më të votuar me 25,5 për qind, ndjekur nga LDK-ja me 24,8 për qind, PDK-ja 21,2 për qind, dhe AAK-PSD-ja 11,5 për qind, dhe Nisma-AKR shumë afër pragut prej 5 për qind.

Për vendvotimet e apeluara, procesi i numërimit do përfundojë javën e ardhshme, sipas koordinatorit Burim Ahmetaj.

Ndërkohë që pritet të vijohet me votat e Diasporës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dërguar letër Bashkimit Europian në lidhje me aludimet e palës kosovare se disa kuti me zarfe të ardhura nga Serbia ishin spërkatur me lëndë helmuese dhe për pasojë i shkaktuan alergji disa numëruesve vendorë.

Zëdhënësja Maja Kocijancic u përgjigj të premten se BE-ja po pret rezultatet e ekspertëve kriminalistikë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *