VV: Përfundoni numërimin e votave të diasporës, procedura të mos cënojë demokracinë

Edona Llukacaj

Lëvizja Vetëvendosje ka depozituar këtë të enjte një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Në këtë ankesë, Lëvizja Vetëvendosje kërkon numërimin e të gjithë fletëvotimeve të ardhura nga diaspora, pasi sipas saj, arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë.

Kjo forcë politike ka bërë publike kërkesën e saj edhe nëpërmjet një postimi në “Facebook”:

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.

Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë.

Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Albin !

    Nuk jam tifoz i juaji por mos harro votimet e 8 majit 2011 ne Tirane ku pabesueshmerisht kishte dore dhe ambasadori Arvizu i cili “i fali” bashkine e Tiranes lul bash krimberishes…kuptohet nen breket e ulura te Rame Kurbanit…….dhe ti do dalesh me 10 vota diference…….ect

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *