Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër tarifave të larta në “Rrugën e Kombit”, duke i konsideruar ato si pengesë jo vetëm për bashkimin kombëtar por edhe për zhvillimin ekonomik kombëtar, duke rritur pabarazinë dhe padrejtësinë.
Sipas Vetëvendosjes, fitimet e dy kompanive koncesionare në tre muaj e gjysëm në fund të vitit të kaluar, kanë qenë mbi 10 milion euro.
Deklarata e plotë e qendrës së Lëvizjes në Tiranë:
Tarifat e larta të vendosura në “Rrugën e Kombit” nga qeveria Rama lumturojnë ata që janë kundër bashkimit kombëtar, pengojnë zhvillimin e ekonomisë kombëtare, rrisin pabarazinë dhe mirëmbajnë padrejtësitë. Publiku e di që nisma për kontratën koncensionare të këtij aksi rrugor ka nisur nga qeveritë e mëhershme, para vitit 2013, por realizimi i saj u bë pikërisht vitin e kaluar, me këtë qeveri, që nuk kishte nevojë të ndiqte të njëjtën linjë, e aq më pak të vendoste tarifa kaq të larta. Dy kompanitë koncensionare “Kastrati sh.a.” dhe “Salillari sh.p.k.” vjelin 10 Euro vajtje-ardhje për veturat dhe 45 Euro për kamionët. Këto tarifa janë të larta edhe në krahasim me tarifat rrugore të shumë prej vendeve të zhvilluara të BE-së, e jo më për pjesën dërrmuese të shqiptarëve që kanë disa herë më pak të ardhura, e jetojnë me më shumë vështirësi. Rreth 10 milion Euro kanë qenë fitimet e nxjerra prej dy kompanive vetëm për tre muaj e gjysëm në fund të vitit të kaluar, përmes parave të buxhetit të shtetit dhe tarifave.
Trau i kësaj rruge është një kufi i dytë që pengon lëvizjen e lirë në rrafshin horizontal, dhe kontribuon në dëmtimin e mobilitetin shoqëror në rrafshin vertikal. Tarifat e larta përbëjnë shkelje të së drejtës së lëvizjes së lirë, duke qenë se udhëtarëve u mungon rruga alternative. Sipas Instatit, në muajin e parë të vendosjes së tarifave, numri i hyrjeve të shqiptarëve të Kosovës u ul me 11%, në raport me të njëjtin muaj një vit më herët, ndërsa hyrjet në maj të këtij viti kanë rënë me 19%,. Por ky largim është shumë më tepër sesa thjesht më pak të ardhura. Qeveria e Shqipërisë duhet të kuptojë se shqiptarët e Kosovës për Shqipërinë nuk janë thjesht përqindje në statistika.
Fitimet për dy kompanitë kanë qenë stratosferike. Prandaj, trau funksionon edhe si pengesë e shtuar vertikale ekonomike. Ata që tashmë kanë shumë, kompanitë koncensionare, po fitojnë edhe më shumë prej atyre që kanë shumë më pak. Praktika të tilla si Partineriteti Publiko-Privat (PPP) janë në funksion të modelit neoliberal që pasuron edhe më shumë të pasurit, dobëson shtresën e mesme dhe varfëron edhe më tej të varfërit, duke u bërë pengesë e shtuar në mobilitetin vertikal shoqëror të shtresave më në nevojë. Ndërkohë që të varfërve ua ka shtuar tarifat, kjo qeveri të pasurve ua ka ulur taksat në fitimet e nxjerra prej dividendëve.
Organizimi në protesta kundër kësaj padrejtësie të kthyer në model qeverisës ka qenë e mbetet i drejtë. Mirëpo, më 23 korrik të këtij viti, prokuroria e vendosur në funksion të pushtetarëve biznesmenë dhe biznesmenëve me pushtet që kontrollojnë politikat, kërkoi dënim me burg për 8 qytetarë të Kukësit që kishin protestuar kundër tarifave të qeverisë Rama. Në një shtet që interes kryesor ka fitimin e biznesit të madh, si në rastin e tarifave të “Rrugës së Kombit”, vjedhja me letra që u bëhet qytetarëve mbetet e pandëshkuar, prandaj tentojnë të ndëshkojnë qytetarët që kundërshtojnë. Sistemi gjyqësor, që nuk kapë asnjë peshk të madh grabitqar, tenton që t’i bëjë peshk qytetarët, duke i hedhur rrjetat e një drejtësie selektive.
Shqiptarët nuk e kanë harruar taksën “Majko”, që mori 200 milion Euro për “Rrugën e Kombit” por më tej u avullua, dhe as ndërtimin e mëvonshëm të kësaj rruge me kosto abuzive që shkuan në 1.2 miliardë Euro nga buxheti. Por, njëkohësisht nuk harrojnë se paguajnë 27 lekë për çdo litër nafte pëmes taksës së qarkullimit, e cila vjet mblodhi 159 milionë Euro për mirëmbajtjen e rrugëve. Pretendimi se Qeveria nuk ka fonde për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” bie kur merret parasysh se nga kjo taksë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka raportuar zyrtarisht se ka shpenzuar 123 milion Euro për mirëmbajte, borxhe, sinjalistikë, emergjenca dhe gjithçka që lidhet me rrugët. Dhe sërish, nga taksa e qarkullimit kanë tepruar 19% e parave të grumbulluara, për të cilat nuk dihet se ku kanë vajtur.
Fjalët e mëdha, në mbledhjet e dy Qeverive, janë pasuar nga vepra të vogla apo nga devijimi prej premtimeve fillestare drejt masave që cenojnë kohezionin e politikave kombëtare dhe ekonomike. Në kohën kur Republika e Kosovës i ka vendosur tarifë 100% të gjithë mallrave të Serbisë, qeveria e Shqipërisë ka bërë një gjest aspak të pjekur, me vendosjen e tarifave tek i vetmi korridor që i lidh në çdo aspekt dy Republikat shqiptare.
Tiranë, 4 gusht 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
e.ll./dita

Jo nuk eshte e vertet. Ti vetevendosja qe ne te vertet nuk je e tille po mundohesh te fitosh kapital politik ne kurriz te atije qe nuk duhet ta besh kete.
Turp te kjeshe. Trau nuk eshte vendosur vetem per Kosovaret pore per te gjith Shqiptaret.
Askush me shume se ju Kosovaret nuk e ka para boten e jashtem me shum se ju. Ju keni pare qe ne ter Evropen ka tra ka edhe pagese per autostrade.
Pore kjo qe juve e trejtoni eshte nje ceshtje qe u perket te gjith shqiptarve. Sa her kam kaluar per ne Kosove kam paguar njelloi si ti edhe une qe jetoj ne shqiperi.
AStehere perse e trajton nje problem te till qe e kan te gjith shqiptaret.?
Ky nuk eshte kufi i dyte, pore takse qe paguajm te gjith shqiptaret si ai qe ka ne maqin si ai qe ka nje tunel dhe si ai qe ka nje Aredrome.
Prandaj ketij shkrim gjeja vendikn dhe po te them qe asgje nuk ke per te fituar me ket shkrim.
Ti vetevendosja nuk je aspake me e mire se LDK qe Clirimin e Kosoves e pate per dritare te Qelqit.!
Ashtu eshte hic thua ti qe ne europe rruget jane me pagese por dhe ju duhet ta dini mire qe paralel me keto rruge me pagese ka dhe rruge te tjera alternative pa pagese
Nuk ka autostrade ne bote pa tra , per pagese te ures . Kete AlbinI dhe pasusit e tij e dine mire . Na paska krijuar seksion dhe ne Shqiperi , per te na dhene mendje extremiste . Na mjafton dhe na teperon Luli , me Noken , edhe ti na u deshe. Me qe s’ben as nje lloj pune , te dolli perpara trau I rruges , po me cfare do gjesh te kalosh diten . Nuk te shkojne keto idiotesira ne Shqiperi , shko diku nga gryka e Kacanikut . Zgalem
Albini e di mire por Zgalemi i partise jo. Nuk autostrade ne bote pa tra? 1 . Anglia
2 .Germania. Paguajne ne baze te kilometrazhit vjetor zetem automjetet me tonazh me te larte se 7,5t.
3. Austria. Patapagese 8,9 € per 10 dite. 89€ ne vit. Dhe nuk kane takse qakullimi. E pra Korbi i partise mos mendo se te gjithe shwiptaret jane budallenj .
Eshte kusht I integrimit uropian.
Albinit eshte mire te ndalohet hyrja ne kete vend, pasi e shqeteson trau ne kalimash. Ai nuk e meriton respektin e ketij vendi, pasi nuk ja do te miren as shqiperise dhe as klosoves, por lufton me te gjitha mundesite kunder tyre.