“War dogs” sipas Zamira Durdës

Dita

Djali i Zamira Durdës do ishte sot 14 vjeç, por ai humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit më shumë se tetë vjet më parë.

Zamira ka 8 vite që pret të shohë të vërtetën, por e vetmja e vërtetë që ajo sheh janë tre minutat që tragjedia e saj, ka zënë në filmin “War Dogs”, shumë pak për lotët që ajo ka derdhur e derdh akoma.

“Gërdeci është një tragjedi shqiptare, nuk ka lidhje me Amerikën. Ky film më zhgënjen sesi është vënë në shërbim shteti shqiptar në funksion të këtyre dy djelmoshave drogmenë me të gjitha strukturat për të bërë transportin?!”, shprehet Zamira Durda për TCH.

Filmi i zbulon Zamirës edhe anën tjetër të Gërdecit, të panjohur më parë.

“Në kontratën e dytë që është bërë i është falsifikuar firma e kompanisë amerikane dhe kjo pjesë, vetë prania e Ylli Pinarit aty, që takon kompaninë amerikane dhe i fut në magazina, kjo gjë është e re, pavarësisht që nga gjykatat dhe prokuroria jonë nuk është hetuar. Në gjykatë u rrëzua kjo e falsifikimit të firmës, kjo e provon më së miri”, thotë Zamira.

Atë që nuk e kanë bërë regjisorët amerikanë, Zamira e kërkon nga ata shqiptarë.

“Nuk jam që të dënohen këta njerez, por ama ta marr vesh pse djali im nuk mund të jetojë. U takon regjisorëve këtu që të vendosin edhe një herë në kinema pjesën tjetër”, shtoi ajo.

Me ketë janë dakort edhe shikues të tjerë.

Share This Article
1 Comment
  • Filmi duke qene se eshte per nje audience nderkombetare ka anashkaluar (fatkeqesisht) shume fakte qe kane ndodhur ne Shqiperi sepse kane shume pak interes ne publiku qe ka per te pare filmin.

    SIdoqofte, filmi bazohet ne nje liber gazetaresk te nje gazetari amerikan Guy Lawson dhe quhet “Arms and Dudes”. Sipas librit kompania AEY nuk kishte te bente drejtpersedrejti me Gerdecin sepse nuk deshte te c’montonte municione por vetem ti blinte per t’i cuar ne Afghanistan, dhe ti paketonte ne kuti kartoni qe te mos kuptohej se ishte municion kinez.

    Ne liber sidoqofte jepet nje histori goxha me e detajur se si fillimisht AEY u lidh me biznesmenin Kosta Trebicka per paketimin e municioneve, si me vone u futen ne valle, Delijorgji me Shkelzen Berishen dhe ka dhe nje pershkrim disa faqe se ne c’fare kushte te keqija punohej ne fabriken e Gerdecit, tregon dhe se si nje gazetar amerikan shkon ne zyra e Fatmir Medihut kur nuk kishte dhene akoma doreheqjen dhe ai nuk iu pergjigjet pyetjeve por i kercenon, sidomos kameramenin qe ishte shqipetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *