Çudia e rradhës ka ndodhur sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Washington krahas korsive për çiklistët, ja ku janë shfaqur dhe ato për këmbësorët Smartphone-stë.
Do të dukej mani e tepruar e shoqërisë amerikane, por në të vërtetë është një nga eksperimentet e fundit nga “National Geographic”, që po përgatitet për seritë e ardhshme televizive dedikuar sjelljes njerëzore.
Sipas TGcom, risia që me shumë mundësi mund të bëhet realitet në të tjera vende të botës, është e lokalizuar në rrugën “18-th Street Nortwest”. Më saktësisht, rruga ndahet në dy korsi me shigjeta drejtuese, të cilat orientojnë këmbësorët.
Një frazë interesante është stampuar në fillim të saj, “Kaloni nga kjo anë, merrni përsipër rrezikun!”
