Washington Post: Tahiri u largua për të mos penguar integrimin e vendit

DITA Online

 

Mediat e huaja kanë nisur të raportojnë për ngjarjen më të rëndësishme sot në Shqipëri.

Prestigjiozja amerikane, Washington Post, ka publikuar një raportim të Associated Press për vendimin e Saimir Tahirit që të dorëzojë mandatin e deputetit.

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ka dhënë dorëheqje si deputet për të lejuar hetuesit që të provojnë përfshirjen e tij të supozuar në një rrjet të trafikimit të drogës.

Saimir Tahiri tha të enjten se heq dorë nga ky post në mënyrë që hetimi të mos interferojë me rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

“Tahiri, që ka shërbyer si ministër i Brendshëm nën qeverinë socialiste nga viti 2013 deri në vitin 2017, akuzohet për lidhje të dyshuara me një grup të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kanabisit. Disa nga liderët e grupit janë arrestuar në Shqipëri dhe Itali.

Tahiri ka mohuar lidhjet me grupin.

Vitin e shkuar, parlamenti i hoqi imunitetin Tahirit, në mënyrë që prokurorët të mund ta pyesin dhe t’i kontrollojnë banesën.

Shqipëria pret që Këshilli Europian të miratojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në qershor”.

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nji formulim i tille ,i ngjan gjuhes se berishesh e bashes .
    Fakt eshte se Dorezimi i Imunitetit si Deputet nga Saimiri ka te bej me shembullin e politikanit korreekt ,ne cdo vend te Botes ,
    qe kur akuzohet ti lejoj Drejtesine te hetoj e veproj dhe kjo eshte nji Risi per politiken Shqiptare .

    Nderkohe qe kur Berisha vrau 28 Shqiptare femije :gra ,pleq ne Fabriken qe punonte per Llogari te Amerikaneve te Gerdecit ,
    nga Bota e Huaj u Hesht !!!!!!!!!
    Ndersa kur exzelkutoje para kryeministrise 4 qytetare shqiptare sepse ju kercenua Pushteti (nga frika)
    Ambasadori amerikan ne Shqiperi Arvizu e Gradoj “burre Shteti” ate Kriminel te ndyre .
    Prandaj loja e ksaj Gazete Washington ,
    eshte ne dem te Demokracise Shqiptare dhe interesave shqiptare .

  • Z. “FORMULIME……..” prandaj krimineli Sali Kar-axhic pa iu dridhur qerpikku kete gazete e quante “Leter Higjenike”
    Doreheqja i hap rrugen Padrehjtesise per te qene te pandikuar ne hetime, per Sajmirin dhe lene te lire kriminele dhe hajdute te faktuar, por dhe antishqiptare si Saliu, Lulushi, Likja, Mediu e me rradhe.

    • Kur qenka kaq parimor ky ish minister, perse nuk e dha doreheqien qe ne tetor, por na del tani qe e mori vesh qe brenda disa diteve do jet pa mandat, pasi e kerkon europa si kusht, nga qe ne periudhen e tij u ul ne 70% cmimi i ashashit ne europe, pasi tregu shqiptar kishte prodhim te bollshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *