Wayne Rooney nis përgatitjet, por ku do të luajë?

Gazeta Dita

Ku do të luajë Wayne Rooney në sezonin e ardhshëm? Në ditët që vijojnë kjo pyetje do të përsëritet vazhdimisht, ndërkohë që kapiteni i Manchester United është rikthyer në stërvitje për të punuar përpara se të fillojë faza përgatitore.

31-vjeçari mund të largohet nga “Old Trafford”, pas 13 medaljeve të fituara, duke qenë se nuk po gjen vend te skuadra e Jose Mourinho. Gjithashtu, Rooney ka humbur statusin e tij te kombëtarja e Anglisë ku nuk është grumbulluar dy herë radhazi nga Southgate pavarësisht se është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për “tre luanët”.

Rooney, që e ka humbur vendin e titullarit te Manchester United, ka pasur oferta nga SHBA dhe Kina

Edhe pse futbollistët e Manchester United janë me pushime deri më 9 korrik, Rooney është kthyer para kohe në Angli dhe është parë, duke u përgatitur në Carrington, në mëngjesin e sotëm.

“Ndershmërisht, se e kam thënë edhe më parë nuk e di nëse do të jem pjesë e United në këtë sezon, – u mjaftua të thotë sulmuesi që si asnjëherë tjetër e nis përgatitjen me dilemën se ku do të aktivizohet në sezonin e ardhshëm. – Do ta marr vendimin duke u konsultuar me familjen dhe me klubin gjatë javëve të ardhshme.” Rooney luan me Manchester United që nga viti 2004.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *