Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante lidhur me merkaton e ekipit të tij.
Tekniku francez ka deklaruar se ai ka kërkuar me ngulm shërbimet e Lionel Messit kur ai ishte pjesë e akademisë së Barcelonës dhe kur ishte vetëm 16 vjeç.
Në atë kohë Messi ende nuk kishte debutuar me Barcelonën, dhe Arsenali u përpoq t’ia rrëmbejë nga duart yllin argjentinas katalanasve, por ka qenë vetë Messi ai i cili nuk ka dashur të lëvizë nga Barcelona.
“Është shumë e vërtetë qe e kemi kërkuar Messin, por ai vendosi të qëndrojë në Barcelonë” -tha Wenger.
Ishte viti 2003 kur Arsenali i mori Barcelonës Fabregasin, por njëkohësisht u përpoq t’i shkëpuste edhe Messin por argjentinasi nuk pranoi.
