Wenger: Champions League është bërë e mërzitshme

Gazeta Dita

Arsene Wenger pretendon se Champions League është bërë më pak interesante – pasi nuk arriti të kualifikohej.Arsenal e përfundoi sezonin e kaluar në vend të pestë dhe nuk arriti të sigurojë një vend në Champions për të parën herë pas 19 vitesh.

Dhe teksa po përgatitet të përballet me rivalët e Europa League BATE Borisov në Bjellorusi të martën, ai ka pretenduar se kompeticioni e ka humbur bukurinë e dikurshme.

“Mendoj se në fazën e grupeve, nuk ka më ndeshje interesante. Shihni audiencat. Ka humbur disi interesin.

“Tashmë është kthyer në rutinë, Champions League, në fazën e grupeve. Nuk ka më ndeshje interesante. Vetëm një apo dy ndeshje shihen.”

Por francezi ka pranuar se ndihet keq që nuk mund të ndeshet me elitën e futbollit evropian. “Të them të drejtën, po, më ka marrë malli. Kam luajtur gati 200 ndeshje në Champions league, pra ndihem i privilegjuar.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *