Wenger e pranon: Alexis Sanchez ikën si lojtar i lirë nga Arsenali në vitin 2018

Gazeta Dita

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se është një mundësi e veçantë që Alexis Sanchez të largohet nga klubi në verën e ardhshme, si transferim i lirë. Ai thotë se nuk ka pasur progres në arritjen e një rinovimi për sulmuesin 28-vjeçar, marrëveshja e të cilit është deri në qershorin e ardhshëm.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Wenger do ta ndalë së luajturi kilienin. Alexis ka qenë i lidhur me PSG dhe Manchester City, klube që e konsiderojnë atë një objektiv të lartë, por Wenger ka pranuar tani se ylli i tij është gati të largohet për asgjë. “Ne nuk kemi bërë ndonjë përparim në atë drejtim, – pranoi trajneri francez kur u pyet për një kontratë të re me Alexis. – Largimi i tij si lojtar i lirë është një pasojë e asaj që unë po them, për fat të keq. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje midis efikasitetit në terren dhe interesit financiar. Në këtë rast mendoj se do t’i jap përparësi anës sportive”.

Wenger mohoi ngjashmëritë me gjendjen e Diego Costa te Chelsea, ku lojtari po përpiqet të detyrojë blutë për një transferim tek Atletico Madrid: “Unë nuk mendoj se ka ndonjë krahasim në të gjithë, sepse ne duam që Sanchez të jetë me ne, ndërsa Chelsea nuk e dëshiron këtë domosdoshmërisht.” 

Alexis nuk është paraqitur këtë sezon për shkak të një problemi në muskujt e barkut. Ai nuk do të jetë i gatshëm të luajë kundër Stoke në fundjavë, ndonëse trajneri është i bindur se do të kthehet së shpejti. “Për Sanchez duket pak herët rikthimi. Ai po punon shumë në trajnim. Njerëzit tanë mjekësorë mendojnë se e shtuna vjen shumë shpejt, – shtoi Wenger. – Ai duhet të jetë i disponueshëm në ndeshjen e ardhshme, kundër Liverpulit. Shërimi i tij po shkon shumë mirë, po punon shumë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm me një tendosje të muskujve, që të mos kemi asnjë pengesë për të”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *