Wenger emri i parë për të marrë drejtimin e Anglisë

Ornela

Pas shkarkimit të Sam Allardyces Federata Angleze (FA) është në kërkim të pasardhësit të tij. Mediat britanike shkruajnë se drejtuesit e federatës kanë menduar për një emër të madh.

“The Telegraph” hedh idenë se Arsen Wenger do të lërë Arsenalin për të marrë drejtimin e Anglisë. Në orët në vazhdim do të ketë zhvillime konkrete për këtë pistë. Ai është emri i parë në listën e drejtuesve të federatës, por strategu francez e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që të prish kontratën me topçinjtë.

Nëse ai do të refuzojë ofertën, në garë për këtë pozicion të lakmueshëm janë Roberto Mançini, Laurent Blanc dhe Alan Pardew.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *