Arsenali pagoi një çmim të lartë për të mbajtur në skuadër kundër dëshirës së tij futbollistin Alexis Sanchez, duke refuzuar disa oferta në adresë të sulmuesit kilian.
Kështu ka deklaruar sot trajneri i “topçinjve” Arsene Wenger, që tha se oferta më e lartë për kilianin kapi shifrën e 80 milionë eurove, por dështimi i transferimit të Thomas Lomar nga Monaco vulosi fatin e Sanchez.
Për pasojë, sulmuesi i Arsenal mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme dhe skuadra londineze nuk do të mund të arkëtojë asnjë qindarkë, ndërkohë që këtë verë mund të siguronte 80 milionë euro.
Alexis Sanchez me fanellen e Arsenal
“Mbajtëm Sanchez në vitin e fundit të kontratës së tij, duke sakrifikuar 70-80 milionë euro. Ndërkohë që, verën e ardhshme do të jemi të detyruar të paguajmë këtë shumë për të blerë një lojtar tjetër, që do të zëvendësojë kilianin.
Për ne ky është një çmim i lartë për t’u paguar, por në momente të aktuara, je i detyruar të marrësh vendime të vështira, duke sakrifikuar edhe lojtarët”, u shpreh më tej trajneri Arsene Wenger. Në orët e fundit të merkatos, nga skuadra londineze u largua Alex Oxlade Chamberlain, që firmosi për Liverpool, për shumën e 40 milionë eurove.
