Kanye West paditet për vjedhje

redaktor

Reperi Kanye West është paditur nga një ish-këngëtar soul për fëmijë me pohimet se ai ka shkelur të drejtat e autorit. Ricky Spincer, i cili këndoi me grupin “The Ponderosa Twins Plus One” sa ishte 12 vjeç, ka paditur reperin të hënën në Gjykatën e Manhattanit në New York me pretendimet se krijuesi i hitit “Stronger” ka përdorur zërin e tij pa leje.

Në padi, Spicer pohon se ylli ka vjedhur këngën “Bound” të ish-grupit dhe e ka përdorur atë në “Bound 2”, e cila është pjesë e albumit të tij “Yeezus”. Përveç Kanyes, është paditur edhe kompania e tij e incizimeve “Roc-A-Fella” dhe tre të tjerë. Spicer përmes kësaj padie është duke kërkuar kompensimin e dëmeve të paspecifikuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *