WhatsApp sjell versionin e ri që iu kushtohet bizneseve

Leda Hysa

“WhatsApp”është një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin dhe shpesh herë sjell risi duke u përmirësuar dhe duke bërë të lumtur përdoruesit. Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp, me siguri që opsioni i fundit i tij do t’ju gëzojë, nëse keni një biznes sigurisht.

WhatsApp po sjell një version të ri të aplikacionit që iu dedikohet bizneseve, të cilin kompania e ka quajtur WhatsApp Business App.

Aplikacioni i ri i biznesit është dizajnuar posaçërisht për kompanitë dhe bizneset e vogla dhe deri më tani është në dispozicion në SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Indonezi, por pritet të bëhet i aksesueshëm edhe për shtetet e tjera.

Aplikacioni është menduar t’i lehtësojë pronarët e bizneseve të bashkëveprojnë me klientët e tyre. Aplikacioni vjen me një numër mjetesh dhe funksionesh të ndryshme që ndihmojnë pronarët e bizneseve të automatizojnë këto funksione./bota.al

l.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *