WhatsApp vjen me një tjetër risi

Leda Hysa

WhatsApp është vendosur të prezantojë një tipar të ri që nxit baterinë tuaj, dhe ju mundëson një pamje më të mirë natën, për të mos dëmtuar sytë.

E quajtur modaliteti i errët, ajo i konverton ikonat, menutë në ngjyra të errëta në një orvatje për të zbutur efektin verbues që mund të kenë kur komunikoni gjatë natës.

Mjeti është gjithashtu më i mirë për jetën e baterisë, ndërkohë që ul ndriçimin që përdoret nga smartphone për të fuqizuar ekranin.

Një sërë aplikacionesh popullore smartphone, duke përfshirë YouTube , Microsoft Outlook dhe Twitter , tashmë kanë prezantuar këtë funksion.

Modaliteti i errët, i cili tashmë është shfaqur në versionet e hershme të beta testimit të përditësimit të ardhshëm të WhatsApp, pritet të shfrytëzohet për përdoruesit në mbarë botën shumë shpejt.

Ashtu si modaliteti i errët që tashmë përdoret nga aplikacionet e tjera të smartphone-it, mjeti synon të zvogëlojë sasinë e dritës blu që arrin sytë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *