WikiLeaks: Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, agjent i CIA-s amerikane

b.m.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mësohet të jetë agjent i CIA-s amerikane – shkruajnë mediat maqedonase, të cilat i referohen dokumenteve të publikuara pak orë më parë nga Wikileaks.

Nga këto dokumente, autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar ende, rezulton se Dimitrov ka qenë agjenti i fshehtë i CIA-s që ka spiunuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-presidentin Branko Crvenkovski në vitin 2008.

Në kohën kur zvillohej procesi i emrit me Greqinë, mësohet se Dimitrov sipas Wikileaks është evidentuar si burim i mbrojtur i ambasadës amerikane.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim si nga  ministri Dimitrov, ashtu edhe autoritetet amerikane për lajmin e shpërndarë.

b.m. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Sa kom qesh me kete lajm ,sa kom qesh!Na paska dale nje minister agjent ne Makedoni!Po beni nje test duke mbledhur tere parine ne Shqiperi nga ish Presidentet e deri tek ish ministrat duke u kerkuar atyre qe kush ka qene agjent te çohet ne kembe !Rezultati te gjithe ne kembe per keto 28 vite te lavdishme me gishtin ne bythe e krenare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *