Wikipedia çon Turqinë në Gjykatën e Strasburgut

J L

Wikipedia ka paditur Turqinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për të një bllokimi dy vjeçar që Turqia i ka bërë faqes.

Fondacioni i Wikimedias thotë se ka dërguar kërkesën bazuar në argumentimin se bllokimi i enciklopedisë online shkel të drejtën dhe lirinë e shprehjes së lirë.

Aksesi në Wikipedia është bllokuar në Turqi që në Prill 2017.

Zytarët shpjeguan në atë kohë se është marrë një masë administrative por nuk dhanë asnjëherë arsye për bllokimin.

Mediat turke bëjnë me dije se autoritetet turke i kishin kërkuar Wikipedias të hiqte disa shkrime të cilat sipas tyre mbështesin terrorizmin.

“Ne e bëjmë këtë akt si pjesë e përkushtimit tonë për të mbrojtur lirinë e shprehjes si një e liri themelore për çdo njeri” deklaroi Fondacioni Wikimedia

Turqia ka bllokuar sistematikisht rrjete mediash sociale duke përfshirë dhe Facebook dhe Twitter.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *