Wilton: OSBE do të bashkëpunojë me Kuvendin dhe qeverinë e re

anazapta

Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, përshëndeti sot përfundimin e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultatit zyrtar nga KQZ. Wilton thotë se OSBE pret te bashkëpunojë me parlamentin dhe qeverinë e re dhe thekson se një demokraci funksionale mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare.

“Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale – e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime – mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend. Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces”, tha ai.

Ai nënvizoi se prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, edhe në rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

“Prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”- tha ai.

 

Share This Article
1 Comment
  • Z. Wilton, OSBE per mendimin tim e ka mbyllur misionin e saj ne Shqiperi qe me qoftexhiun e kernackave Eugen Wolfarth i pa afte dhe medioker. OSBE asnjehere nuk beri te qarte transparencen e zgjedhjeve te vjedhura 2005, 2009, 2011 dhe keto te fundit, ku me deklarimet e saj as mish as peshk mbeshteste, la shteg per deformuesin e zgjedhjeve dhe vjedhesin e votes se lire Sali Kriminelin. Wolfarth e katandisi veten duke u bere numerues votash ne vitin 2011 dhe lejoji vjedhjen e Bashkise se Tiranes nga L.Basha nepermjet manipulimit te votes se lire te qytetareve. Per zgjedhjet e ketij vit Wolfarth, legalizoji qe procesi zgjedhor te drejtohej nga nje gjysem KQZ e PD, duke thene qe loja luhet edhe pa arbitra, birra Korca dhe dhuratat e Saliut kishin bere pune e tyre. Qe mbas 23 Qershorit shqipetaret dhe shteti i dale nga vota e lire jane ne gjendje te organizojne dhe te bejne zgjedhje te lira, transprante dhe demokratike sipas standarteve te BE, ku ne shume shpejt do te jemi pjese e saj. Misioni i OSBE, ne Tirane z. Wilton eshte i panevojshem dhe i kote, per te justifikuar pagat dhe te mirat qe perfitoni nga ky mision beni mire, te shkoni ne vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe ne Afrike. Largimi i juaj (debimi) duhet te jete ne axhenden e qeverise se Re te z. Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *