E famshmja Oprah Winfrey thotë se nuk e ka në plan të martohet me partnerin e saj Stedman Graham. Milionerja Winfrey këto ditë feston 30-vjetorin e lidhjes me Graham, por dyshja thuhet se asnjëherë nuk kanë menduar për martesë. “Edhe kështu siç jemi, ndihemi të lumtur dhe mendoj se nuk kam nevojë të mendoj për një gjë të tillë. Shumë mikesha më kanë thënë se martesa e ndërron njeriun, por ja që unë nuk dëshiroj të ndryshoj”, ka deklaruar Winfrey.
