Gjithmonë kur flitet për dasma , vëmendja për veshjet është shumë e madhe. Por nëse nusja është reja e Anna Wintour, atëherë kurioziteti kap majat.
Charlie Shaffer dhe Elizabeth Cordry janë martuar fundjavën e kaluar, në një ceremoni me të pranishëm shumë të përzgjedhur në Long Island. Fustanet e nuses i ishin besuar markës Oscar de la Renta, shoqërueset e vogla ishin veshur me Alexander McQueen, ndërsa veshjet e dëshmitarëve ishin të Pradës.
Vetë Wintour, e cila drejton revistën më të madhe të modës në botë, Vogue America, kishte veshur një fustan të Chanel, të cilin e ka veshur edhe në raste të tjera.
Shumë e kanë parë si një shpërqendrim të momentit të fundit këtë zgjedhje, ndërsa të tjerë, duke e njohur karakterin tepër strikt dhe vëmendjen e saj për detajet, thonë se ky është thjesht një demonstrim i pasionit për stilistin Karl Lagerfeld.




