sh ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjatë viteve 2007 – 2010, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sfida kryesore për Shqipërinë është sistemi i drejtësisë, një sistem që sipas ambasadorit Withers është i vetë-diskredituar. Sipas ambasadorit Withers, marrja e statusit të vendit kandidat në BE dhe standardet e larta që duhet të plotësojë vendi në procesin e anëtarësimitt do ta ndihmojë Shqipërinë të kapërcejë problemet e shumta të grumbulluara gjatë 20 vjetëve të fundit. Me ambasadorin Witheres bisedoi Arben Xhixho.
Zëri i Amerikës: Hera e fundit që kemi biseduar për Shqipërinë ishte para zgjedhjeve. Qeveria e re socialiste erdhi në pushtet, duke bërë fushatë me parullën “rilindje”. Tashmë pas 6 muajsh në pushtet, a mendoni se ky premtim është mbajtur?
Ambasador Withers: Mendoj se është ende herët ta thuash. Çdo qeveri e re duhet të kalojë përmes disa procesesh, duhet të rimësojë mekanizmat qeverisës pasi ka qënë jashtë pushtetit për një kohë të gjatë. Mendoj se 6 muaj nuk është një periudhë e mjaftueshme për të gjykuar, në se ata do t’i mbajnë premtimet apo jo.
Zëri i Amerikës: Në Qershor Shqipëria pret përgjigje për çështjen e statusit të vendit kandidat në BE, një status që nuk e ka marë dot prej 4 vitesh. A jeni optimist se këtë herë do të marrë.
Ambasador Withers: Optimist? Po, mund të them që jam. Por besoj nuk më takon mua, një qytetar privat, që nuk flas as në emër të qeverisë amerikane, të them se çfarë mund të bëjnë, ose të mos bëjnë evropianët. Por statusi kandidat është i rëndësishëm dhe do ta ndihmojë shumë Shqipërinë. Procesi për t’u bërë anëtar i BE-së kërkon plotësimin e standarteve më të larta ndërkombëtare. Është një proces shumë më i hollësishëm dhe i ndërlikuar, se sa procesi i anëtarësimit në NATO. Dhe në shumë drejtime, si për shembull për të zgjidhur përçarjet politike që kanë pllakosur Shqipërinë prej shumë vitesh, për të gjetur një arbitër të paanshëm, për të ndihmuar me çështje të tilla jetike, si gjyqësori, apo praktikat ekonomike, ky proces i disiplinuar, që ka patur shumë përfitime për vende tjera, do të ketë përfitime edhe për Shqipërinë. Ka edhe një element tjetër që nuk duhet harruar. Anëtarësimi i Shqipërisë do të jetë përfitues edhe për vetë Bashkimin Evropian.
Ballkani historikisht ka qënë një rajon i paqëndrueshëm dhe gjatë historisë së Shqipërisë kemi parë që ajo ka luajtur një rol konstruktiv dhe bashkëpunues për të sjellë qëndrueshmëri dhe paqe në rajon. Pra, në se do të citoja një albanolog të njohur, filologun austriak Maximilian Lambertz që ka thënë pak a shumë se “historia njerëzore nuk mund të shkruhej pa shqiptarët”, për analogji, unë do të thoja sot, se një Evropë e bashkuar dhe e tërë, nuk mund të krijohet pa pjesëmarrjen e Shqipërisë në të.
Zëri i Amerikës: Ju përmendët sistemin e drejtësisë, por një element tjetër po aq i rëndësishëm është edhe ajo që përmendi komisioneri Fyle para disa ditësh, nevoja e bashkëpunimit të klasës politike. Gjashtë muaj pas qeverisë së re, në parlament po shohim të njejtat praktika, si në të kaluarën, të njejtën gjuhë të papërshtatshme. A ka ndryshuar gjë?
Ambasador Withers: Mendoj se procesi i ndryshimit, në një kuptim realist, kërkon kohë dhe nuk bëhet me shkop magjik. Gjermanisë Lindore, për shembull, iu deshën shumë vite pas bashkimit dhe vetëm tani ka arritur një nivel të krahasueshëm ekonomik me perëndimoren. Procesi i ndryshimit në Shqipëri nuk ka nevojë të zgjasë 25 vjet si në Gjermani, pasi Shqipëria është një vend më i vogël, por procesi i ndryshimit kërkon durim e përkushtim. Nuk mund të ndërtosh një shtëpi për 6 muaj, jo më të ndryshosh një shoqëri.
Zëri i Amerikës: Ndryshimet e mëdha në Shqipëri filluan para më shumë se 20 vjetësh. Qeveria e re, erdhi në pushtet me moton për të ndryshuar, për të përmirësuar shumë gjera. Por ka shumë njerëz që po ngrenë pikëpyetje për fillimin. Të marrim korrupsionin për shembull, një nga plagët më të rënda për atë vend. Shumë kritikë thonë se nuk po shkojnë pas të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”. Si mund ta luftojnë ata korrupsionin?
Ambasador Withers: Ju përmendni probleme madhore. Por a ka ndonjë shoqëri që e ka çrrënjosur korrupsionin dhe aq më shumë për 6 muaj? Por do të vijë dita kur publiku do t’i kërkojë llogari qeverisë: “Ku ke qënë? Çfarë ke bërë?” Nuk jemi ende në atë pikë. Por nga ana tjetër, ka patur disa zhvillime premtuese, siç është ligji për ndarjen administrative që do të jetë shumë pozitiv për zhvillimin e Shqipërisë, reforma e sistemit të pensioneve, që është shumë e rëndësishme në këto kohë të vështira ekonomike, ose masat ndaj ndërtimeve pa leje. Këto janë filiza të reja, por ende nuk e dimë, në se do të rriten për t’u kthyer në bimë të plota. Interesimi im në Shqipëri ka qënë gjithmonë me popullin dhe jo me ndonjë parti a qeveri të veçantë.
Ju përmendët korrupsionin. Ai është si një kancer. Gjithë shoqëria sëmuret në se ai nuk trajtohet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë përcaktuese për trashëgiminë e kësaj qeverie. Së dyti, është sistemi i drejtësisë, një sistem i diskredituar, që në në pjesën më të madhe ka diskredituar veten. Ka njerëz të interesuar në Shqipëri që e duan një sistem të tillë drejtësie, për të ndikuar në vendimet e gjykatave për interesa të tyre. Anjë nga aspiratat e popullit shqiptar nuk mund të plotësohen pa u ndërtuar një sistem gjyqësor i paanshëm që bazohet vetëm tek ligji dhe jo tek interesat e një personi të fuqishëm apo të një partie politike.
Zëri i Amerikës: Këto probleme në Shqipëri kanë egzistuar gjatë gjithë këtyre 20 vjetëve të fundit dhe politikanët nuk kanë qenë në gjendje t’i zgjidhin ato. A mendoni se shoqëria ushtron trysninë e duhur mbi ta?
Ambasador Withers: Kjo është një çështje tejet e rëndësishme. Kur analizoj rëndësinë e zgjedhjeve të qershorit, që ishin zgjedhje historike, jo aq shumë në kuptimin që sollën një parti të caktuar në pushtet, por në kuptimin që krijuan mundësinë e një ndryshimi rrënjësor se si Shqipëria është e strukturuar nga brenda, do me thënë, krijuan mundësinë për një dialog me publikun, që nuk kishte ekzistuar më parë. Për shumë vite Shqipëria sundohej me një mentalitet diktati, që qeveria miratonte ligje dhe vendi duhet t’i zbatonte. Shpresa ime është që kjo qeveri e përbërë nga njerëz të rinj, me mentalitet të ri, të arsimuar, me një numër më të madh grash, do të dëgjojë atë që thonë njerëzit dhe të hartojë politika dhe të krirjojë mekanizma për t’i zbatuar ato.
Zëri i Amerikës: Por kritikët thonë se kjo qeveri, me njerëz të rinj, siç shpreheni ju, po bën në disa aspekte, ato gjera për të cilat kritikonte qeverinë e mëparshme, si shkarkime nga administrata, apo trysnia mbi institucionet e pavarura?
Ambasador Withers: Çdo qeveri do njerëzit e vetë në poste. Por përsa thoni ju, kjo ka qënë një traditë në Shqipëri. Mua më duket se transferimi i pushtetit ka qënë më pak radikal se në të kaluarën. Por unë nuk jam në brendësi të shumë hollësive, pasi nuk i kam më ato burime informacioni, por qeveria i ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë qënë kundër saj. Por përsëri do të thoja që pritshmëritë duhet të jenë në kufij real. Është e lehtë të thuash thjesht “bëje këtë, apo atë”, por kjo nuk është një formë demokratike e të bërit të gjërave. Forma demokratike është përmes bashkëpunimit dhe gjithë-përfshirjes. Përsëri mbetet për t’u parë në se qeveria e re do të udhëhiqet nga këto parime në jetën e saj. Kjo do të varet nga administrata e re por edhe nga një qëndrim i ri që duhet të kenë njerëzit që nuk janë fatalistë, që nuk janë cinikë, për t’u angazhuar në zhvillimet e vendit.
Dhe dua ta mbyll një citim tjetër, të një udhëtari në Shqipëri në vitin 1809, emri i tij ishte Hobhouse në se nuk gaboj dhe ai shkruan se kur udhëton në territoret e perandorisë osmane dhe i pyet njerëzit se cilët janë, të përgjigjen, myslianë, ose të krishterë, por kur pyet një shqiptar, ai të përgjigjet jam shqiptar. Sot u takon gjithë shqiptarëve, që i përkasin partisë që humbi ose që fitoi, ose partive të tjera, të mos harrojnë se janë shqiptarë dhe kanë një mundësi përpara për të përmirësuar vendin e tyre, të mos rinë pasivë, por të marrin pjesë në proces.

“Mua më duket se transferimi i pushtetit ka qënë më pak radikal se në të kaluarën” (nga intervista)
Zoti Uidhers, mire eshte tua thoni ne sy ketyre rreth Edi Rames cia ua keni thene perhere:
Ishte apo jo 23 qershori nje permbysje regjimi? Nese po, si ka mundesi te punojme ende me njerezit e rregjimit???
Apo ishte nje rotacion normal?
Nese po, atehere le te rri administrata.
ama Edi Rama te dale te thote qe na genjeu
Ralle kam ndeshur nje personalitet te huaj qe te flase me kaq dashuri per shqiptaret!
Ky Uidhersi sikur eshte me shqiptar se shqiptaret!
Nje M I K i mrekullueshem i tyre!
Eshte nje Nder i madh qe Amerika e Demokracise i perkrah shqiptaret nepermjet miqesise se sinqerte si rasti Uidhers!
Respekt per kete Personalitet te madh proshqiptar i mrekullueshem!
Nje analist i merituar i situates dhe Historise shqiptare!
Dua te veçoj ketu diçka nga ato konsiderata qe shpreh ky Personalitet per ne shqiptaret:
Ështe pikerisht momenti kur ai ben nje sinteze te qendrimit tone plebishitar ne 23 Qershor, pro demokracise dhe Lirise se vertete,
me perpjekjet shekullore, shpesh te paimagjinueshme per te mbijetuar. Dhe krenaria e Udhersit per ne:
JU JENI SHQIPTARE !
Shpesh ne shqiptaret , ne shenje mirnjohje e kemi cilesuar dashamiresine dhe shpirtin e mrekullushem te ketij Amerikani te Madh, duke thene per te:
AI , Ç O K O L L A T A ….
Vetem nje Vellai dhe Miku te sinqerte mund ti drejtohesh me kaq afinitet dhe dashuri.
Mezi pres Diten qe ketij Personaliteti te shquar, i cili na eshte ndodhur ne dite te veshtira, ti jepet Titulli me i larte qe ka Populli shqiptar per te nderuar miqte e tij!…
Jam plotesisht dakord me ty N. Vjosa. Withers ishte dhe do te mbetet nje MIK i vertete i Shqiptareve. Ai dha shume per kete vend, shume me teper se sa i lejonte detyra e tij, pasi ai cdo fjalim e niste me adhurimin qe kishte per shqiptaret. Ai e meriton plotesisht t’i jepet titulli me i larte qe ka nxjerre Populli shqiptar per te nderuar miqte.
Fjalet jane pak per te pershkruar ate qe Withers ka bere per ne dhe per adhurimin qe ai ka per popullin tone…
@N. Vjosa?Plotësisht në një mendje me ju! Nuk ju heq asnjë presje nga opinioni juaj per z.Withers e të këtij burri për shqiptarët vetëm do te shtoja se ka qëne ambasadori më me kulturë dhe me sensin me te larte te ndjeshmerise ndaj drejtësise. Qytetar “nderi”? Pa diskutim!? Madje qytetar nderi i shqiptarëve kudo qe janë. Me ka habitur me humanizmin dhe me çiltërsinë e diskutimit te problemeve ku nuk shfaqej si ambasador por si një pjestar i familjeve te shqiptarëve. Ky njeri me hoqi shume paragjykime qe kisha ndaj amerikanëve. Withers tani duhet te jetë dhe eshte jo ambasadori i amerikes ne shqiperi por ambasadori i shqiptareve ne amerike! Përshendetje ketij ambasadori dhe sidomos qytetari te jashtezakonshëm!
Ky eshte zeri i vertete i amerikes,ai qe ka jetuar ne kete realitet te trishte dhe i sheh gjerat me syrin e brendshem
gjendja eshte e tmerrshme,shpresa e vetme vjen nga fryma e rilindjes e cila duhet mbeshtetur me te gjitha menyrat ne rrugen e saj per zbatimin e programit
Ky ishte nje njeri shume inteligjent, i cili pati nje aftesi per te pare pertej fasades dhe per te kuptuar sistemin e vertet te korrupsionit dhe mungesen e demokracis ne Shqiperi. Fale tij Amerika e di shum mir se kush eshte Sali Berisha dhe sa e rendesishme ishteqe ai te linte pushtetin.
zoti withers, flm qe u treguat te ndershem dhe denoncuat gomarlleqet qe bente saliu me shoke,qe e mbyti shtetin me korrupsion. Ishit me ne qytetaret, qe ndjenim se i korruptuari nr 1 ne shqiperi duhet te largohej se po na fundoste te gjitheve. FALEMINDERIT! Faleminderit dhe gazetes Dita qe ju ka sjelle shume shpesh dhe shum prane nesh, deri ne kete 23 qershor te mrekullueshem qe sapo lame pas
nje konstatim shume i drejte per sa i perket sistemit te drejtesise, por nje fakt me habit ne gjithe kete mesele? mos valle ambasadori jone ne usa ben te njejten gje atje duke dhene direktiva se cfare duhet dhe cfare nuk duhet te beje obama dhe sistemi drejtesise amerikane? perse shteti dhe qeveritaret tane i lejojne keto personazhe te fusin hundet atje ku nuk i takon? ju kemi zgjedhur per te na dale zot dhe jo te beni lolot
fatekeqsi qe politikan te ketij niveli i mungojne ketij vendit, sa shume kohe do te rrjedhe kohe dhe veshtire se do te pranvera do te vij ne shqiperi
Korrupsioni e ka ushqyer qeverine, sala dhe te bindurit e tij kane mbushur xhepat me leket tona dhe ne fushaten e 23 qershorit tentuan te na blejne, me leket tona te vjedhura, ushqime per te na blere voten tone. Populli ia dha pergjigjen. E trajtoi si armik ;publik. Edhe gjerman nazist te kishte qene do kishte fituar te pakten ne nej qark
Flm z.Uidhers. 23 qeshori eshte dita me e rendesishme per brezin tone
eshte per te ardhur turp se si te gjithe na krtikojne , kritikojne shtetin, menyren e qeverisjes e gjithe te tjerat .. kjo fale palacos qe kishim nen drejtim e qe fale Zotit mori pesimin e merituar ! e katandisi shqiperine ne nje vend per te ardhur keq dheme pafytyresine me te madhe thote qe renditet ne vendet me te zhvilluara
Withers ka meriten qe i permnedi kur te tjeret heshten arsyet se pse shqiperia esht ekthyer ne nje vend te rrezikshem ku mungesa e zbatimit te ligjit, korrupsioni, nepotizmi, varferia po na mbyste cdo dite. Jete e re per te gjithe ne
Donim agim te ri, donim risi ne politike dhe votuam ashtu si votuam en 23 Qershor. Duam ende ndihmen e njerezve si z.Uidhers per te shkulur berishizmin nga dministrata dhe mentaliteti shoqeror
thnx!
Berishes nuk i beri pune as lobingu i Podestes as fushata e frikeshme e pushtetareve te korruptuar qe perpiqen te ruajne pushtetin me cdo kusht.U bashkuan shqiptaret. Flm z.Uithers
Zoti Withers ju jeni mik i Shqiperise dhe mire e keni si per Drejtesine dhe per te tjerat.
Po a mendoni qe Rama ka kellqe te merret me Drejtesine shqiptare?
Lufta ndaj atyre shushunjave do burra me koqe, jo qelbesira si Berisha apo cuna me lejla si Rama.
Ky eshte mendimi tim.
Respekte Dita
Ish.Ambasadori Withers ka qene gjithmone i pari qe ka folur per korrupsionin ne shqiperi qe nga dita ne dite eshte bere si “shushunje” ne popull. Ka ardhur koha qe korrupsioni duhet te zhdukur qe nga rrenjet
kemi kaluar shume kriza, kemi duruar shume padrejtesi
sepse saliu na ka mbyllur gojen me kercenim dhe mashtrim
gjithemon na ka hedh hi syve
ky ambasador amerikan beri thirje te hapura, une e admiroj per kurajon qe na dha
FLM Z.Uidhers ke pasqyruar nje realitet qe populli shqipetar i ka vuajtur ne kurriz bemat e Berishes.ma date 23 qershor ka rene dielli per Shqipetaret, eshte çliruar shqiperia nga uzorpotoret, por populli nuk eshte i qete deri sa te shkoje Berisha para drejtesise per gjithçka ka bere ne kete vend te bekuar.
Faminderit shume Z. Withers. Ju jeni pa te voglin dyshim i vetmi nga ambasadoret e huaj ne vendin tone qe me zgjuarsi, intiligjence, e kuptove shume mire demagogjine, inttigat, shantazhet, shpifjet qe pushteti i Sali Berishes per te mbajtur te ashtuquajturin shtet demokratik te Komunistit te pandreqshem Sali ram Berisha. Mirenjohje te thelle ke nga te gjithe shqiptaret per ndihmen e hapur dhe te sinqerte qe i dhe popullit shqiptar per hapjen e syve, dhe ndryshimin e kursit qe duhet te bente ky popull sa nuk ishte vone, pasi klika e Saliut po e degradonte cdo dite shtetin shqiptar, drejt nje shteti jo demokratik. autokratik, shtet ne kaos me ligje qe ndryshoheshin sipas interesit te nje klase te vogel klienteliste te politikaneve ne pushtet kunder shumices se popullsise dhe opozites. Meriton medaljen me te larte qe posedon shteti shqiptar per ndihmen e vyer dhe te jashtezakonshme qe i dhe popullit shqiptar, dhe kno tregon respektin dhe dashurine e popullit mik amerikan ndaj popullit shqiptar, si dhe na tregon edhe nje here njerezit qe rriten ne demokrraci te vertete e njohin me mire se sa ne shqiptaret demokracine qe po na e shiste Sali Ram Berisha. Respekte dhe mirenjohje per jete ketij burri te madh te kombit amerikan.
PATURPESIA DHE DEMAGOGJIA E NJE PARLAMENTI BANDITESH E QEVERITARE TE PAPERGJEGJSHEM
Eshte e pabesueshme por e vertete se niveli i parlamentarve te Partise se Punes i 1991i cili perbehej ne shumicen e tije nga kryetare kooprativash eshte i te njejtit nivel persa i perket njohurive dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi me Parlamentin e 2014.
Parlamentaret neokomuniste shqiptare te 2014 qe shumica e opozites se “djathte” nuk denjojne te as te marrin pjese ne debatin parlamentar se bashku me qeveritaret e Kryeministrin Rama ne nje seance parlamentare mbi nje ceshtje madhore qe do diskutonte nje iniciative ligjore ne drejtim te kthimit te posedimit te prones se tyre pronareve te ligjshem te sekustruar e grabitur nga regjimi criminal komunist.
Eshte thene me dhjetra here se qendrimi qe mban shteti dhe pushteti ndoj prones private, te persekutuarve politik e shpronesuarve qe ne te shumten e rasteve jane nje shtrese jo vetem ne Shqiperi por ne tere europen e lindjes percakton vete natyren e shtetit.
Eshte per te vene duart ne koke kur perfaqesuesi i shumices deklaron se ligjet per pronen jane te mira dhe thekson se pronen ja kemi rigrabitur pronareve shqiptare pas 90tes me consensus dhe nuk thote asnje fjale se perse Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg ju jep te drejte pronarve shqiptare dhe dergon nje fature per shtetin Shqiptar qe nuk ja mban xhepi as buxheti.
Para dy ditesh Gjykata e Strasburgut dergoje faturen e radhes por jot e fundit 10 milion Euro dhe parlamentaret e qeveritaret vazhdojne me fudullek te njejten rruge e logike eshte me se pakti papergjegjshmeri e theksuar pasi realisht eshte veprimtari kriminale.
Kurse me i miri i seances ne kete drejtim Mediu kekon respektimin e kushtetutes ne nje nga shtyllat kryesoe te respektimit te te drejtave themelore te qytetarve shqiptare, sic eshte ceshtja e pronave dhe nje Zot e di se perse kerkesa e tije eshte vetem per jugun e Shqiperise dhe jo per krejt teritorin e Repuplikes se Shqiperise pasi Kushtetuta eshte per tere Shqiptaret. Te kerkosh zbatimin e Kushtetutes se vendit vetem per nje pjese te teritorit nuk mendoj se mundet te behet nga nje njeri normal e aq me teper nga nje deputet qe i thote vetes i djathte.
Propozimi i z Mediu duket se eshte ne vazhden e propogandes neokomuniste si i thone asaj fjale me ka cua baba me la gojen gjoja po lufton per te djathten se nuk ishte ne pushtet per tete vjet per te kaluar kete amendament, megjithse Mediu beri nje deklerate te frikshme se vlera e pronave te grabitura mundet te shkoje deri ne 30 miliard Euro me nje gjykim te pershpejtuar mbi bazen e precedentit te njohur tashme te Gjykates se Strasburgut dhe riperseriti deklarimin e Kryeministrit Rama mbi koston njerzore mbi jeten e qytetareve shqiptare qe mbart akti i vazhdimit te grabitjes se prones qe shkon ne mbi 8 mije viktima.
E para respektimi i kushtetutes se Shqiperise qe eshte aprovuar me referendum popullor nga Qeveria Shqiptare e Parlamenti Shqiptar eshte nje detyrim ligjor dhe kush e shkel ka penalitete me burg e jo me keshillim, kjo duhet bere e qarte nga cdo shqiptar qe qe e ndien veten pronar te nje pjese sado te vogel te asaj qe quhet Shqiperi por edhe nga tere ato parti, shoqata, OJQ, OJF dhe duhet theksuar se vendimet “kolegjale” nuk do shpetojne askend as ata qe ishin dje e as keta qe jane sot.
Nese i shkojme parimit “kolegjal” te Qeverise apo shumices Parlamentare i bie qe kartelet e droges e grupet kriminale nuk duhen te ndeshkohen se jane nje grup I madh.
Se dyti nje qeveri e Parlament qe nuk zbaton Kushtetuten e vendit gjithcka mundet te jete por qeveri e parlamet i popullit e qe punon per popullin nuk mundet te jete.
Se treti respektimi apo mos respektimi i detyrimeve kushtetuese te Qeverise Shqiptare e Parlamentit Shqiptar ndikon drejte perdrejte ne integrimin apo mosintegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike.
Mohimi i te drejtes se prones pronareve shqiptare ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe tere konventave e dokumentave nderkombetare ku ka nenshkruar Shteti Shqiptar bie nje fature politike e financiare jo vetem per Shtetin e Pushtetitin por per tere shqiptaret per sot e per neser.
Mosrespektimi i te drejtave dhe Iirive te njeriut ne nje nga shtyllat kryesore te tije qe percaton vete sistemin jo vetem qe bllokon ne menyre permanente inegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike por mundet te shtyje institucionet nderkombetare per ta percaktuar Shqiperine jashte vendeve qe si rend shoqeror kane sistemin demokratik.
Shqiperia me keto parametra te respektimit te ligjeve dhe Kushtetutes mundet te klasifikohet si repuplika e bananeve e dreoges apo e trafiqeve por kurre nuk mundet te jete nje shtet demokratik ligjor i se drejtes.
Te deklaroje perfaqesuesi i shumices socialiste ne Parlamentin e Shqiperise se ne kemi bere premtimin dhe kemi marre edhe votat per te rregulluar ceshtjen e pronave ne Shqiperi por nuk do te ndryshojme asgje duke e injoruar ne te njejten kohe Gjykaten e Strasburgut eshte shume me teper se poshtersi eshte tendence e hapur per grusht shteti antikushtetues.
Nese nje pushtet si pushteti nekomunist socialist i bijve te kriminelve komuniste hapur injoron Presidentin. Gjykaten Kushtetuese, , Gjykaten e Strasburgut qe shteti Shqiptar ka firmosur per te qene nen juridiksionin e saje, Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise mbi te cilen eshte betuar se do qeverise atehere vendi ndollet o para nje grushti shteti antikshtetues o para gangsterve ordinere pjestare te bandave te trafikut duke e kthyer detin sipas italianve ne atostraden e droges Shqiperi-Itali.
Shqiptaret duhet te zgjohen se ndollen para nje rreziku te madh te injorimit te te drejtave te tyre mbi pronen, punsimin, shtepine te tashmen dhe te ardhmen e vendit , te familjeve te tyre e te ardhmen e brezave qe do vijne.
Integrimi dhe vizitat turistike te qeveritareve neper Europe ne emer te integrimit te vendit eshte nje demagogji e paster pasi kjo qeveri si dhe te tjerat para saje me koshience nuk e kane dashur integrimin e vendit pasi kane synuar e arritur sundimin e vendit si te jete nje kartel droge e jo lidere per Shqiperine europiane sic deshiron ta quaje kryetari i radhes ne kartel, Rama.
Shqiptare me vazhdimin e mosqeverisjes e grabitjes se Shqiperise per nje kohe shume te gjate me siguri do te vije fundi i hillur pasi cdo fenomen e ka nje fund. Miljarda euro shperdorime po aq vjedhje po aq deme qe duhet ti paguaje shteti shqiptare d.m.th xhepat tuaj per demet e papergjegjshmerine e qeveritareve e pushtetarve te sanksionuara nga gjykatat europiane dhe ao te vendit shto ketu edhe shpenzimet e papergjegjshe turistike te tyre , KY ESHTE FUNDI.
Po cfare eshte fundi ne vetvete ? Mospasje polic ne rruge, mjek ne spital, mesues ne shkolle pasi shteti falimenton dhe nuk paguan me duke grabitur edhe valuten e qytetareve te depozituara ne bankat Shqiptare pasi filjalet e bankave te huaja do shpallin falimentimin e do largohen.
Leku do shnderrohet ne cope letre e buka do shkoje me se pakti 10 mije leke. Nje qeveri e shtet i papergjegjshe e ekonomi qe nuk prodhon me borxhet qe behen kapice duke vazhduar te abuzoje e vjedh gjithcka pushtetaret kane ne dore . E fundi i fundit shqiptaret e zene permbys do ngrihen e shqyejne njeri tjetrin.
Kjo eshte e verteta por do ishte mire qe shqiptaret te ngrihen pa ardhur tamam fundi duke rezervuar shqyerjen e njeri tjetrit por tju kthejne reston pushtetareve e shtetarve qe vazhdojne ti shqyejne nga mbrapa per se gjalli per nje kohe te gjate.
Bashkekombas te nderuar lejini tifozerite idologjike kriminale pasi i pate sot banditet (deputetet) ne parlament se te tere jane se bashku dhe ne unison ashtu sic kane qene nder vite per te grabitur pronen, djersen, mundin, e gjakun tuaj njera pale bente demagogji e pala tjeter kishte braktisur sallen se bashku me Qeverine e baterdia vazhdo se bashku me tragjedite e pafund te shqiptareve.
A e dine deputetet pushtetaret e shtetaret se prona private nuk preket po nuk u parapagua me vleren e plote te tregut. A ka ndonje ndryshim ndermjet zgjerimit te bulevardit te Tiranes me bajpasin e Fierit ne ceshtjen e shperblimit te pronareve megjithse njera bashki eshte e “djathte” e tjera e “majte” . Asgje.
Shqiptaret jane ankuar shpesh pergjate 24 viteve por edhe me gjate se shume gjera nuk i kane ditur , po tani qe po e shikoni qarte se pushteti e shteti criminal se bashku me mediat sherbetore qe kane ngritur dhe licensuar vete e nderprene transmetimin kur erdhi puna per te votuar amandamentin Mediu edhe ashtu te pjeshem e te cunguar. As kaq nuk e kuptoni.
Perse nuk pyesni qeveritaret dhe shtetaret se a eshte e mundur integrimi i Shqiperise ne BE nese shkelet ne menyre periodike Kushtetuta dhe lirite themelore te qytetarit shqiptar dhe nuk zbatohen vendime e gjykatave Europiane qe jemi nen juridiksionin e tyre dhe te gjykatave te vendit dhe niveli ekonomik i shqiptareve eshte sa Namibia e Zairea ne lufte civile disavjecare? Me kete nivel ekonomik e respektim te shtetit ligjor as ne unionin Afrikan nuk do na pranonin e jo me ne Europe.
Perse te drejten per te pyetur e mbrojtur te drejtat tuaja o shqiptare ja keni deleguar fevzive, pekve ballave e pallave qe si shushunja e servile te ndyre nuk perfaqesojne tjeter vetem interesat kriminale te atyre qe intervistojne te atyre qe i kane vene aty per te sherbyer.
Nuk eshte fala per pronaret por edhe po te jete puna thjesht vetem per pronaret sipas statistikave qe paraqiti Mediu pronare jane 87% e popullit shqiptar por problem eshte e drejta pronesore, e drejta kushtetuese, e drejta dhe lirite e qytetarit shqiptar te shkelura e neperkembura nga ata qe duhet te ishin perfaqesuesit tuaj legjitim mbrojtesit e ketyre te drejtave themelore . Pra pronaret kane me vete te drejten e shumicen bashke por kriminelet qe ju kane hypur ne zverk ju kane shnderruar ne pakice. As kete nuk e kuptoni.
Ne realitet ju qytetaret shqiptare brenda dhe jasht atdheut pate sot ca te papergjegjshem me se pakti qe e kane marre mandatin nje Zot e di se si qe nuk pyesin as per shqiptaret, as per fatet e vendit e integrimit si garanci per tee cur perpara Shqiperia e shqiptaret por si perfaqesues te denje te grabitesve mbrojten banden e tyre.
Nese shqiptaret nuk dalin ne shesh per te mbrojtur te drejtat e tyre qe ju a garanton Kushtetuta dhe i mbeshtesin demokracite perendimore sot , te jeni te sigurte se keni per te dale neser per te shqyer njeri tjetrin apo per te gjetur dicka ne kazanet e plehrave megjthese per aty nuk besoj se do teproje gje.
Popujt qe duan lirine e demokracine duhet te luftojne qe ta kene ka thene Presidenti Obama dhe nuk mendoj se bejme perjashtim ne shqiptaret. Une nuk besoj se duhet pritur se sundimtaret e panginjur pa dhemshuri e gjak shqiptari te zbresin vete nga zverku.
Ajet Delaj
New York
TE falenderojme per gjithcka keni bere si mik i shtrejte i shqipetareve e per te gjitha cka thoni jane te verteta, por ju dini shume me teper sigurisht, Tani qe jeni ne pension ju lutem te ndihmoni edhe nje here popullin shqipetar ne rrugen e veshtire te demokracise,,,…..behuni pjese e denoncimit te rjeteve kriminale ne kupolen shqiptare nese ju lejohet, e nese ju lejohet kontriboni pa rezerva per pastrimin e rruges drejt lirise dhe demokracise te SHQIPERISE qe ju e kishit ,ekeni dhe do ta keni perhere ne zemer. Me kete akt ju do te mbeteni perjete ne historine e ketij populli. KY POPULL ESHTE MBESHTETUR DHE PATUR PERHERE MIQ TE MEDHENJ NGA AMERIKA……….GOD BLESS USA
Mund te themi me plot gojen se ish-ambasaori Amerikam wwidhes ishte me i miri ne ter keto vite ne Shqiperi,ai ishte i drejtperdrejt me analiza korrekte qe e vendosi gishtin mbi plage:”KORRUPSJONIN NE DREJTESI”.Ai ka meriten se u soll me ne si vella i madhe siç eshte Amerika ne te vertet,rreze shprese ne te gjithe boten.Ai meriton medalje te arte,qytetar nderi ne çdo qytet te shqiperise,ku çdo shqipta do ta donte nje gje te tille perveç SALIUT te cilin ai e diskreditoi dhe qe nje nga shkaqet e humbjes se thelle te ketij diktatori me 23 qershor.Por Sali mjerani nuk e njef humbjen si Asadi ne Siri,Millosheviçi ne Jugosllavi,Sadami,Putini,etj.Sistemi drejtesis tek ne nuk mund te rregullohet pa vdekur Sali Berisha,i cili e ka kapur per fyti per te mbrojtur pasurit perrallore te familjes se tij e CO.Rama nuk ben dot gje,pa hequr Nishanin,Llallen,kr.gjykatave.Kete e ben po te doi Meta qe mesaduket nuk e do kete patate te nxehte,pasi eshte vet i perlyer me floririn e Krrabes,pazaret me Priftin,vilat e Gj.Lalzit,etj,etj te cilin e ben te ket frik nga Berisha,ndaj e le te flas ne kuvend pa dogane duke na diskredituar te gjithve si shqiptar.Saliu vendosi ne krye te PD beniaminin e tij,hajdutin e vrasesin si vet ai,ndaj kjo opozit nuk e do integrimin dhe perparimin e ketij vendi-veç shkaterrimin e tij si me ‘97,98 e deri me 2013,ku e la buxhetin ne “0” dhe tashme bertet per marrvehjen me F.M.N.Me kete satrap po trembet femija ne barkun e nënës dhe perspektiva e ketij vendi eshte e zymte..
I want to have a secret blogspot page, but some people I know have been able to find my URL via a Google search…is there a way I can prevent this? I don’t want anyone to be able to realistically find the URL unless I give it to them. . . (Please don’t suggest that I switch to another blog site.) . . Thanks!.