Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John L. Withers II analizon situatën aktuale në Shqipëri si një pikë vendimtare: Shqipëria, thotë ai, më 23 qershor do të përcaktojë nëse do të ecë drejt demokracisë, apo drejt diktaturës. Berisha bëri një “grusht shteti administrativ” në zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hënën dhe shqiptarët janë ata që duhet të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme më 23 qershor më shumë sesa vëzhguesit ndërkombëtarë. Manipulimi i zgjedhjeve është një shqetësim real dhe i bazuar, pasi sipas ish-ambasadorit, Berisha ka emëruar dhelprat e tij besnike si roje te koteci i zgjedhjeve.
Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme më 23 qershor. Çfarë rëndësie mund të kenë këto zgjedhje për shqiptarët?
Besoj se kur historianët në të ardhmen do të shikojnë pas më 23 qershor 2013, ata do ta shënojnë këtë si një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Shqipërisë.
Se si do të votojnë shqiptarët, do të përcaktojë asgjë më pak se sa faktin nëse Shqipëria do të rikonfirmojë qëndrimin e vet në listën e demokracive të botës apo do të tërhiqet edhe një herë te një diktaturë e zymtë.
Përgjatë viteve të fundit, unë kam parë me shqetësim dhe trishtim se si qeveria e Kryeministrit Sali Berisha ka punuar pa pushim për të minuar liritë individuale, për të sabotuar institucionet e krijuara për t’i shërbyer dhe mbrojtur popullin shqiptar dhe për të përqendruar fuqitë ekskluzivisht në duart e tij.
Gjykatat – gjykatat tuaja – janë detyruar të nënshtrohen. Presidenti nuk përfaqëson popullin në tërësi, por vetëm partinë e shumicës. Kritikët e qeverisë nga media – shikoni sulmet aktuale të qeverisë ndaj “Top Channel” pikërisht tani – janë bastisur për shkak se nuk janë dakord, njësoj si në kohën e komunizmit.
E çfarë ka mbetur pas kësaj për ju, popullin shqiptar? Ka mbetur një gjë, por një gjë shumë e rëndësishme – e drejta juaj për të votuar. E drejta juaj për të përcaktuar jo vetëm se kush do ta drejtojë vendin, por edhe se si do të drejtohet vendi, në çfarë drejtimi dhe në bazë të kujt ligji.
Nuk është vendi im për të bërë avokati për ndonjë parti politike apo ndonjë udhëheqës politik. Por u them këtë votuesve shqiptarë: 23 qershori është dita juaj. Dita për të thënë “jo” ndaj diktaturës.
Është dita për t’i thënë “jo” sundimit të njeriut të fortë. Është dita që ju t’i thoni “jo” rikthimit tek e shkuara e errët, ndaj të cilës paraardhësit tuaj luftuan aq ashpër për ta rrëzuar. Është koha për t’i thënë “po” ndryshimit. Është koha për t’i thënë “po” të ardhmes.
Cilësia e administratës zgjedhore ka qenë shumë e ulët në të ardhmen. A mendoni se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të mundshme në Shqipëri?
Për fat të keq, keni të drejtë. Shqipëria shumë rrallë ka zhvilluar zgjedhje që kanë plotësuar kushtet themelore dhe universale të të qenët të lira dhe të ndershme.
E di se shumë njerëz janë lodhur dhe po shtrojnë pyetjen nëse ata mund apo duhet të presin që zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të mira. Unë e kuptoj këtë ndjenjë, veçanërisht në dritën e veprimeve të fundit të autoritetit sundues. Shikoni lëvizjen e tij për të kapur kontrollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tani që Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI) u largua nga qeveria. Veprimet e Parlamentit më 15 prill për heqjen e përfaqësuesit të LSI-së nga KQZ janë njëkohësisht në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe ligjin.
E thënë thjeshtë, është një coup d’etat (grusht shteti) administrativ kundër një institucioni që supozohet të jetë i pavarur. Parlamenti nuk ka bazë ligjore për të përmbysur prerogativat e Kodit Zgjedhor mbi KQZ-në.
Të ashtuquajturat argumente “ligjore” për të kundërtën janë kaq dukshëm të çuditshme dhe nuk reflektojnë as përmbajtjen dhe as qëllimin e Kodit. Ai nuk ka kurrfarë të drejte të marrë me mend “frymën” e ligjeve apo statuteve. (Me këtë logjikë, a do të vendosë ai një ditë se në fakt “fryma” e një vote është hedhur pikërisht në të kundërt të mënyrës se si votuesi e hodhi atë?)
Cili qe motivi i vërtetë i Parlamentit në ndërmarrjen e këtij veprimi ekstrem? Ne të gjithë e mbajmë mend se si qeveria përdori shumicën e vet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të manipuluar zgjedhjet vendore të vitit 2011 në Tiranë.
A ka plane të ngjashme që po zbatohen tani në vende të tjera? Ne duhet ta themi të vërtetën ashtu siç është: Veprimet e Parlamentit të hënën qenë një grabitje pushteti, thjesht dhe pastër – një grabitje pushteti që vë në pikëpyetje angazhimin e deklaruar shpesh të qeverisë dhe Kryeministrit dhe qeverisë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Një shqetësim po kaq i madh është roli i Ministrisë së Brendshme. Ajo mbikëqyr, bashkë me elementë të tjerë kyç në zgjedhje, përpilimin e regjistrit të zgjedhësve, i cili sërish, siç e dimë ne të gjithë, ka qenë një mjet i përdorur prej shumë kohësh për të prishur zgjedhjet. Të gjithë shqiptarët duhet të pyesin vetveten: Pse vetëm dy muaj para zgjedhjeve regjistri i zgjedhësve nuk është gati?
Pse ka kaq shumë votues të publikuar në listë dhe pse ky problem nuk është zgjidhur?
Pse ministria dukshëm po e ul numrin e emrave të publikuar? Pse dhjetëra, apo ndoshta qindra e mijëra adresa të votuesve nuk janë certifikuar?
Të gjitha këto probleme do të duhej të ishin trajtuar shumë kohë më parë. Veprimet e ministrisë, më vjen keq të them, nuk ndihmojnë për gjë tjetër veçse për t’i shtuar këto shqetësime. A janë vonesat rrjedhojë e faktit se udhëheqësit kryesorë në ministri janë besnikë të mirënjohur të Kryeministrit? A janë këto probleme të lidhura, siç tregon e shkuara e tyre, me përpjekjet e mëparshme për të përcaktuar fushën e lojës elektorale, në mënyrë që të mbajnë Partinë Demokratike në pushtet? Me fjalë të tjera, a ka punuar Kryeministri për të emëruar dhelprat e tij për të ruajtur qymezin zgjedhor të pulave?
Më vjen keq që jam dyshues, por veprimet e ministrisë në vetvete krijojnë këto shqetësime. Nëse do të isha shqiptar, do të kërkoja transparencë të plotë për veprimet e ministrisë në kryerjen e këtyre detyrave.
Shqiptarët kanë opinion shumë pozitiv për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe këndvështrimet e tyre shpesh shihen si më të besueshme sesa vendimet e gjykatave dhe se prania e tyre si monitorues zgjedhjesh shpesh merret si një garanci për procesin. Megjithatë ka disa që mendojnë se vëzhguesit ndërkombëtarë shpesh vlerësojnë më shumë stabilitetin sesa demokracinë në Shqipëri. A mundet që ne me të vërtetë të presim që monitoruesit e huaj më vete do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Apo ka diçka që duhet bërë nga vetë shqiptarët?
Unë kam besim të plotë se monitoruesit ndërkombëtarë do të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të siguruar se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Por ne e dimë nga eksperienca e shkuar, se shumica e manipulimeve ndodh para se vëzhguesit të mbërrijnë dhe larg kontrollit të tyre, aty ku nuk është e mundur të dallohet.
Unë nxis publikun shqiptar të raportojë çdo agresion ndaj procesit të votës te monitoruesit. Është mirë që të ndihmoni ata në mënyrë që ata t’ju ndihmojnë ju. Unë vetë kam dy shqetësime në lidhje me vëzhguesit ndërkombëtarë. E para, është shumë e njohur se Kryeministri ka mbështetës afatgjatë mes disa ndërkombëtarëve, veçanërisht disa nga Parlamenti i OSBE-së, të cilët kanë bërë gjithçka kanë mundur për t’i paraqitur zgjedhjet e shkuara në një dritë më pozitive nga sa ishte e nevojshme. Kjo nuk duhet të lejohet më.
E dyta, duket se vëzhguesit e huaj priren t’i gjykojnë zgjedhjet me standarde relative. Me fjalë të tjera, qëndrimi i tyre duket se janë “zgjedhjet aktuale, megjithëse me të meta, janë margjinalisht më të mira sesa paraardhësve dhe rrjedhimisht ne i konsiderojmë ato të pranueshme.” Ky është një gabim. Unë besoj se në të vërtetë zgjedhjet shqiptare duhet të vlerësohen sipas standardeve objektive ndërkombëtare.
Populli shqiptar meriton zgjedhje me cilësinë më të lartë si të gjithë popujt në Europë, në Amerikë e nëpër botë.
Kur ju ishit ambasador në Tiranë, ne pamë përpjekjet tuaja në mbështetje të Prokurorisë së Përgjithshme gjatë kohëve të vështira të hetimit të Gërdecit. Por të gjitha rastet e hetimit të profilit të lartë nuk ia dolën të mbyllen me dënim. Për shembull, vrasjet e 21 janarit 2011. Si ndiheni kur shikoni se shumë nga “të këqijtë” ia dolën të shmangin ndëshkimin? Çfarë mund të bëhet për ta bërë sundimin e ligjit të funksionojë?
Jam shumë i zhgënjyer nga vendimet e fundit të gjykatave. Ti ke shumë të drejtë. Gjatë punës sime si ambasador, unë pashë sistemin e drejtësisë si shpresa më e mirë për ta lëvizur përpara tranzicionin demokratik të Shqipërisë dhe, duke përdorur gjithçka mundja, e mbështeta drejtësinë, prokurorët dhe procedurat e drejta të gjykatave përballë presionit politik në çdo mënyrë si të mundja. Sot, gjithsesi, duket se gjykatat janë rrënuar përballë këtyre presioneve.
Çështje pas çështjeje – Gërdeci, rruga Durrës-Kukës, gjyqi për korrupsion ndaj Metës, vrasjet e 21 janarit – gjykatat kanë dëshmuar se ato nuk janë më garantues të drejtësisë së barabartë para ligjit. Tashmë, me zyrën e Presidentit të bindur – një President që nuk është më zëri i pavarur i popullit, por një zëdhënës pa kushte i Kryeministrit – janë arsyet politike, jo kualifikimet juridike, ato që sjellin emërimin e gjykatësve dhe promovimin në gjykatat më të larta.
Kështu, megjithëse ka shumë gjykatës të ndershëm dhe shumë të kualifikuar në Shqipëri, ata anashkalohen në favor të atyre që kanë lidhje politike.
Nuk po them asgjë që shqiptarët nuk e dinë sakaq. Thjesht dëshiroj të theksoj se rënia e sistemit tuaj të drejtësisë është një sirenë rreziku për shoqërinë shqiptare.
Ju e dini nga koha e komunizmit, se një sistem gjyqësor i politizuar është thjesht një mjet represioni, një instrument për të mbështetur të fuqishmin në pushtet me kosto të stërmadhe për popullin. Nuk ka pasur kurrë një moment më kritik sesa ky dhe shqiptarët duhet të pyesin veten: a është ky sistemi politik që unë mund të toleroj? A mund të marr drejtësi në gjykata? Si mundet të ndihmoj unë për të fuqizuar gjykatësit dhe avokatët me integritet? A mund të jetoj nën institucione juridike që bëjnë gjithçka që kanë në fuqi për të mbrojtur Lulzim Bashat, Ilir Metat dhe Fatmir Meditë nga drejtësia, por nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur Julian Çelat nga padrejtësitë?
Vijon nesër – Gjergj Erebara, Shqip
e lexon edush meta kete ne lidhje me partnerin e tij ne qeverisjen e ardhshme pra edvin meten??? si do ta ndertoje shtetin e se drejtes???
Uroj qe edhe Ambasadori aktual i SDHBA-s ne Shqiperi te ja kete perplasur ne fytyre SALES keto te verteta. Shpresoj shume qe durimi i SHQIPTAREVE, PSE JO EDHE I AMERIKANO-EUROPJANEVE TE JETE SOSUR DHE TI TREGOHET VENDI I MERITUAR KETIJ REGJIMI.
Zoti Withers punojne te ambasada juaj ?
26 emrat e spiunve në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Posted
1991 – 2012 …..
Këta terrorista, spiuna, që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike. Sot për ironi strehohen me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim shkurt 2012. rrofshin e qofshin amerikanët me bandën e sllavëve dhe osmanve – komunistë! Kaq shum e duan popullin shqiptar amerikanët sa jua kanë vu në qafë edhe pas komunizmit batalionin e terrorit dhe likujdimit të njerzve që luftuan për simbolin e Lirisë në SHBA.
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
«Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
« Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
«Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti,(baba i profesor dhe akademiku, presidenti i universitetit, Lihsien Bashkurtit) nga Tropoja.
I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
«Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë: «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, nga Korça.
Shprehja e tij më e spikatur:
«Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
«Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
«Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.» Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
«Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
«Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
«Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
«Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
«Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”»
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.
Të gjith personat e listës janë me testa partie,20 prej tyre marrin dhe pension nga shteti janë mbi 60 vjeç.
Emnat i ka vendosë gjirokastriti Gary Kokalari – miku gjirokastritë i Ismail Kadaresë
Si ka mundesi qe te kete nje humnere te tille ndryshimi, midis zotit te nderuar Withers dhe kumbarit te zi te “burrit te shtetit” ?????.Eshte thene vazhdimisht se politika e jashtme e SHBA-ve ka kontuinitet uniform,por kjo nuk eshte hic e vertete.
E kam degjuar me shume vemendje fjalen e te nderuarit Withers ne Vlore,me rastin e nderimit te tij si “Qytetar Nderi” i Qytetit,ne kumtin e 100-Vjetorit te Pavaresise.Tash po shoh qarte se Ai po permbush,plot dinjitet,zotimet publike qe beri atehere para Popullit Shqiptar.MIRENJOHJE,per zotin John Withers II.
ske bere Make up sot? ouuu sa keq , buzekuqin mos e harro sepse besoj se e din qe ti i perket asja levizjes si e ka LGBT-se.
z.Rama pa dyshim te ka ngushellluar shume here ne takimet koke me koke.Normailsht qe ti ske asnje te perbashket me PD-ne, keni ndryshime ne parime dhe ne cdo gje. 😀
Shume sakte:Demokracine e sjallin familja apo djali i Sulejman Bushatit,iKristaq Rames,i Xhelil Gjonit,i Myslim Pezes,i Karaman Yllit,I Spiro Kolekes i Hamid Shamkut i Hamit Beqes i Llambi Gegpriftit i Enver Hoxhes i Mihellaq Zicishtit.Keta nuk lejojne rikthimin e komunizmit
Bravo udheheqesi yne Wisner
E djathta Shqiptare udhehiqet nga nje ish-Sekretar Partie.A ka turp fyerje me te meadhe per nje Shqiptar te djathte se kjo???Nuk besoj.Ky eshte turpi juaj.Ky eshte turpi historik i te djathtes Shqiptare.Kur te shkruhet historia mbas 100 vjetesh do thuhet.Te djathten Shqiptare e udhehoqi drejt demokracise nje ish-Sekretar Partie.
Ish ambassador ju nuk mund te na thoni dhe impononi voten .Ne do votojme per PD per demokracine dhe jo per Ramen dhe bijte e Enverit pas tyre.Ju beni mire relaxohuni dhe mos na impnoni se kjo eshte dobesi.Ju edhe kur ishit ambassador kishit per zemer komunistet dhe do deshiroja mos te keni infektuar dhe z Arvizu.
Keni vene re ju te Dites se sa jane shtuar komentuesit e djathte? ….pse u djeg kaq shume Valle?
beso ne nuk na djeg asgje presim garen .Por degojeni Ramen tek doktori se ne cdo miting kruan tullen I eshte trazuar gjaku nga ngjalat te ziut dhe kur flet do 2 minuta te nxjer nje fjale.Ia leme 23 Qershorit .Ne jemi te qete ju po terrboheni.Hajd tung.
Gazeta Drita I nxjerr pa dallim te gjitha comentet ndersa Gazeta Tema nuk ka liri te fjales nxjerr te gjithe komentuesit e PS dhe fut vetem 2 apo 3 nga komentuesit e tjere.Prandaj ju duken shume te PD ne kete gazete SEPSE NE JEMI VERTET ME SHUME.Mire u takofshim ne votime.
labi vlore:Po Gramos Ruci qe bene ligjin ne PS a ishte sekretar i par i komitetit te partis perb Tepelenen.A ishte mininister i PPSH ne kohen e vrasjes se 2prillit ne Shkoder.Po 9 deputet te PS qe jan bijt e bllokmenve.
ambasadori amerikan ka bere dhe po ben nje pune te mrekullueshm ai na shtron pytjen do duroni akoma per te rikthyer komunizmin apo do shkojm drejt shqiperise evropiane tashme z sali berisha ja ka dhene pergjigjen me punen dhe energjine e madhe qe beri te mundur shqiperine e re por dhe2udheheqesit e tjere besoj qe e kan dhen tashme verdiktin e tyre me zgjedhjet e 23 qershorit do tregohet 2 ndarje ose te pranojm skllaverin apo igjithe populli dret fitores se madhe jam shum e sigurt fitorja do jete e gjith shqiptareve fitore fitore