Arrestohet reperi Wiz Khalifa pasi ishte duke shëtitur me tabelën fluturuese në ambientet e aeroportit ndërkombëtar të Los Angeles. Tabela fluturuese (hoverboard), është zbulimi i fundit i teknologjisë.
Khalifia është ndaluar mbrëmë nga patrulla e policisë dhe ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e efektiveve.
Sipas reperit ai nuk ka bërë asnjë shkelje dhe se brenda gjashtë muajve të gjithë do ta shfrytëzojnë këtë mjet për të ecur nëpër qytet.
Momentet e arrestimit janë filmuar nga qytetarët dhe Khalifa e ka postuar videon në Twitter.
https://www.youtube.com/watch?v=Q_SvBRMFyHk
