Tiranë, 10 janar 2022: Wizz Air, linja ajrore me rritje më të shpejtë në Evropë, është vlerësuar si linja ajrore më e qëndrueshme e Evropës, bazuar në Vlerësimin Sustainalytics.
Vlerësimet e rrezikut nga Sustainalytics, matin se sa mirë një kompani menaxhon në mënyrë proaktive çështjet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), që janë më thelbësoret për biznesin e tyre. Bazuar në një metodologji të strukturuar, objektive dhe transparente, Vlerësimet e Rrezikut ESG, të Sustainalytics, ofrojnë një vlerësim të aftësisë së kompanisë, për të zbutur rreziqet dhe për të përfituar nga mundësitë.
Wizz Air ka përmirësuar ndjeshëm vlerësimin e qëndrueshmërisë gjatë vitit të kaluar, dhe tani ka vlerësimin më të mirë ndër linjat ajrore evropiane, duke fituar bindshëm pozicionin kryesor.
Ky përmirësim është rezultat i vëmendjes së vetëdijshme të Wizz Air ndaj qëndrueshmërisë. Wizz Air, jo vetëm që ka gjurmën më të ulët mjedisore në kontinent (në km/pasagjer), por mbeti i qëndrueshëm financiarisht edhe gjatë 24 muajve të fundit, futi mbi 30 avionë të rinj në flotën e saj moderne, si dhe ishte linja e parë ajrore që riktheu pagat e pilotit ekuipazhit të kabinës, në nivelet e para pandemisë, ndërkohë që ka punësuar mbi 1000 punonjës të rinj. Hapja e 18 bazave të reja dhe shtimi i mbi 300 itinerareve të reja në rrjetin e vet, dëshmojnë gjithashtu se biznesi i Wizz Air është i qëndrueshëm dhe i suksesshëm, gjë që do t’i mundësojë kompanisë që deri në fund të dekadës, të trefishojë madhësinë e saj, të ketë 20,000 punonjës dhe 500 avionë në flotën e saj.
Vështrimet e performancës nga Sustainalytics, japin një analizë të thellë të pikave të forta dhe të dobëta të kompanisë në çështjet e ESG (Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes), në krahasim me konkurrentët e saj dhe performancën e industrisë.
József Váradi, Drejtor Ekzekutiv i Wizz Air, tha: “Ne jemi krenarë që jemi në pozicionin prestigjioz të udhëheqësit në industri, pozicion ky, që konfirmon përpjekjet e Wizz Air për qëndrueshmëri. Njohja si linja ajrore më e qëndrueshme evropiane na siguron në hapat tanë në këtë drejtim, dhe na jep energji shtesë për të vazhduar zhvillimin e linjës sonë ajrore. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për të gjithë kolegët e mi, që kanë punuar pa pushim për ta bërë Wizz Air linjën ajrore më të mirë në Evropë. Ne jemi të përkushtuar ndaj qëllimeve tona dhe për ta udhëhequr industrinë me shembullin tonë në 2022 dhe më tej.”
