Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Volfarth ka uruar sot të gjithë shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një deklaratë për shtyp, ambasadori Vollfarth i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të bashkëpunojnë për të çuar përpara axhendën e integrimit.
“U dërgoj urimet më të mira të gjithë shqiptarëve, që festojnë këtë përvjetor të rëndësishëm të pavarësisë së tyre. Prania e OSBE-së në Shqipëri është krenare që e ka mbështetur vendin në ndërtimin e një jete më demokratike e të begatë për qytetarët e tij, gjatë 15 viteve të fundit. I nxis të gjithë aktorët në vend t’i qasen frymës së bashkimit, që nevojitet për të çuar përpara axhendën e reformave, me qëllim realizimin e synimeve kombëtare të Shqipërisë për integrim evropian” tha Volfarth.