Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ishte sot i pranishëm në testimin e numërimit elektronik të votave, një procedurë që po kryhet në shkollën “Hasan Prishtina”, projekt pilot që pritet të zhvillohet në qarkun e Fierit për herë të parë. Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë tha se “përpjekja që po bëhet nga KQZ tregon se procesi do të jetë transparent dhe se kjo është përpjekje që të rritet transparenca”.
Wollfarth u shpreh se testimi pritet të rrisë besimin e publikut në këtë proces zgjedhor. Ndërsa në lidhje me përpjekjen e maxhorancës për të larguar nga KQZ-ja anëtarin e zgjedhur nga LSI-ja, Wollfarth tha se çdo gjë duhet bërë në bazë të Kushtetutës. “Në fakt është e rëndësishme të ketë punë apolitike nga KQZ dhe kjo që po shoh këtu tregon se po bëhet punë e mirë dhe kjo është e rëndësishme. Kushtetuta përbën bazën dhe pastaj vijnë ligjet dhe çdo gjë duhet bërë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve dhe pastaj çdo gjë bëhet më e lehtë.
Por, është e rëndësishme që për zgjedhjet që do zhvillohen të mbahet mend sovraniteti dhe njerëzit janë ata që vendosin për votën”, tha ai.
Leave a comment