Wollfarth: Bëni zgjedhje të ndershme

redaktor

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, u beri apel partive politike të bashkëpunojnë për integrimin e vendit.
“Integrimi në BE kërkon një bashkëpunim shumë të madh, procesi i integrimit në BE është një punë e madhe që ka nevojë për bashkëpunim mes palëve”, tha ambasadori nga qyteti i Poliçanit ku ka vizituar uzinën ushtarake. Ai kërkoi nga palët të gjejnë konsensus për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të kandidatit.

“Palët politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për 3 ligjet që duhen për integrimin. Duhet të gjendet mirëkuptimi mes palëve politike për votimin e 3 ligjeve sa nuk është vonë”, tha Wollfarth.

Ndërsa i është referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ambasadori Wollfarth kërkoi një proces sa më transparent.

“Procesi i zgjedhjeve të vitit 2013-të duhet të jetë i ndershëm dhe me standard evropiane”, tha ambasadori.

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ka vizituar sot uzinën ushtarake në Poliçan ku ka dhuruar edhe disa pajisje për shkatërrimin e municioneve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *