Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, apelon për respektimin e pavarësisë së KQZ-së. Gjatë një takimi me studentët e gazetarisë, Wollfarth kërkoi nisjen e dialogut mes palëve për të zgjidhur ngërçin e krijuar ditët e fundit në politikën shqiptare, për shkak të nismës së PD-së për të larguar nga KQZ një anëtar të LSI-së, pas largimit të kësaj të fundit nga koalicioni qeverisës.
“Të mos humbasë shteti ligjor. KQZ të zbatojë me përpikmëri Kodin Zgjedhor. Palët të negociojnë për të zgjidhur situatën”, tha Wollfarth.
Arvizu: Nuk ndryshohen rregullat në mes të lojës
Paralelisht, edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u shpreh se zëvendësimi i anëtarit të LSI-së nga KQZ-ja është një veprim i gabuar. Arvizu u shpreh se SHBA-ja ka qenë e qartë në këtë pikë.
“Ky është një apel shumë bazik që kemi bërë. Ndryshimi i rregullave në mes të lojës dhe procesit është saktësisht mënyra e gabuar për të krijuar besimin e njerëzve, jo vetëm tek rezultati i zgjedhjeve, por dhe në mënyrën si po zhvillohet procesi”.
“Në momentin që LSI u tërhoq nga koalicioni qeverisës dhe u pozicionua me PS, kjo ka krijuar ndryshme rrethanash, rrethana të ndryshme përfshirë dhe 89 KZAZ-të. Dhe kur flas për kushtet e ndryshuara, për këtë bëhet fjalë. Por pozicioni i SHBA është se KQZ siç është e përbërë aktualisht ka jo vetëm kapacitetin, por dhe përgjegjësinë të trajtojë çëshje që do ngrihen nga administrimi i zgjedhjeve. Dhe kjo sigurisht përfshin, por nuk kufizohet vetëm me KZAZ-të, me pak fjalë, struktura ekziston që KQZ-të të bëjë punën e saj. Qartazi do ketë nevojë për diskutime dhe ky është thelbi i çdo demokracie funksionale. Kjo në fakt ndodh në çdo demokraci”, tha Arvizu.
Ambasadori amerikan theksoi se palët politike duhet të krijojnë dhe rrisin besimin e njerëzve tek zgjedhjet e lira e të ndershme. “Dhe pika e fundit që do doja të thosha është se, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, pika që ne kemi theksuar gjithmonë është një apel ndaj gjithë institucioneve, atyre që janë në qeveri dhe atyre në opozitë. Që të veprojnë në mënyra që të rrisin besimin e njerëzve. Besim jo vetëm në rezultat, por dhe në mënyrën si do realizohet procesi. Ky është një apel shumë bazik që kemi bërë. Ndryshimi i rregullave në mes të lojës dhe procesit është saktësisht mënyra e gabuar për të krijuar besimin për të cilin po flasim”.
Kjo sigurisht qe ishte nje deklarate e pritshme, si forme e marredhenieve diplomatike dhe ruajtjes se pozicionit qe kane ambasadoret ne politiken e brendshme shqiptare. Ama edhe subjektet politike kane te drejten e tyre legjitime te mbrojne interesin e tyre me cdo lloj mjeti kushtetues. Edhe koalicioni parazgjedhor PS-LSI , ndryshim rregullash eshte.
Amerika ka te drejte kur citon qe ndyshimi i rregullave te lojes ne eshte menyra me e gabuar per tek procesi i zgjedhjeve , ku LSI-ja me futjen e saj ne koalicion me PS-ne ka shkaktuar gjithe kete problem , te ndryshimit te anetarve te KQZ-se Dhe KZAZ-ve.
Pra Lsi-ja eshte shkaktari i vetem i kesaj vorbulle te krijuar.
ishte LSI-ja ajo e cila ndryshoi rrjedhe dhe tani balancimi i anetareve te KQZ-se eshte i patolerueshem nga ana e tyre, kur me te drejte i takon mazhorances. nuk mund te luhet loja ne kete menyre kaq te gabuar nga opozita sepse humbet besimin te njerezit .
Redaksise,
Me ben pershtypje se ne lajmin tuaj per deklaraten e Ambasadorit Aleksander Arvizu te SHBA-se nuk kishit perfshire thelbin e kesaj deklarate.Po citoj: “Une nuk mendoj se ka njeri qe do te donte nje vendim apo veprim qe ta hidhte Shqiperine ne rrugen e parplasjes me SHBA dhe komunitetin nderkombetar,sepse synimi ketu,objektivi jane zgjedhjet e lira e te ndershme!”
I takon shtypit te lire e te pavarur shqiptar te beje hapur thirrje per t’ia bere te qarte Berishes se rruga e tij,rruga e konfrontimit me cdo pasoje ndaj ligjesise dhe votimit popullor dhe ne kundershtim te hapur me aleatet tane te medhenj e me te rendesishem,do te ishin fundi i tij dhe i regjimit te tij.Alternativa do te ishte autokracia e diktatura e plote,izolimi nderkombetar nga miqte e aleatet e vertete te Shqiperise,sic beri diktatura e Enver Hoxhes.
Zoti Berisha,tallet me ambasadoret amerikan qe caktohen ne Tirana nga Departamenti Amerikan,i largon para afati kur ti doj qefi.
OSBE dhe ambasadat e akredituara ne Shqiperi te bojkotojne te cmendurin Sali dhe si pacient kronik i pasherueshem te izolohet, njesoj si ata persona qe jane me LEBROZE. Nuk luftohet KOMUNIZMI me komunisti 24 Karat Sali Bisha.
Ndehyrja ne kete forme e Ambasadorin nuk eshte e drejte .Kjo sjell percarje ne mes nesh.Ai nuk eshte I afte ti bjere Rames I cili ska kurre aftesit e Saliut .Ambasadori i bije shume aq sa se meriton qeverise qe ka bere aq sa ka mundur te beje por eshte me I mire se Rama me km larg .Jemi shume te indinjuar se me sa duket ju pelqen perseri komunizmi ne Shqiperi.Do ishte mire nje balance e drejte ne Shqiperi.