Wuhani po planifikon testimin e 11 mln banorëve të tij

Ornela
Staff members line up at attention as they prepare to spray disinfectant at Wuhan Railway Station in Wuhan in China's central Hubei province on March 24, 2020. - China announced on March 24 that a lockdown would be lifted on more than 50 million people in central Hubei province where the COVID-19 coronavirus first emerged late last year. (Photo by STR / AFP) / China OUT (Photo by STR/AFP via Getty Images)

Pas rasteve të reja, te cilat rikthyen frikën e koronavirusit në Kinën që mendoi se kishte shpëtuar prej saj, Wuhani mësohet se po planifikon testimin e të 11 milionë banorëve të tij.

Sipas autoriteteve vendore, plani është ende në fazat fillestare dhe të gjitha qarqeve u janë kërkuar detaje se si mund ta realizojnë testimin brenda dhjetë ditësh.

Të hënën, Kina regjistroi 17 raste të reja të sëmundjes. Wuhani ka pasur 6 të tilla që prej fundjavës, përfshirë atë të një 89 vjeçari asimptomatik. Qyteti që ka qenë në izolim të plotë për 11 javë, nuk kishte raportuar raste të reja që nga 3 prill dhe në 8 prill atje nisi hapja. Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të të infektuarve dhe 4,633 vdekje nga koronavirusi në të gjithë popullsinë e saj.

Sot, autoritetet kinezë deklaruan se është shënuar vetëm një infektim i ri. Disa ditë më parë, Kina e përballur me akuza të shumta për menaxhimin e krizës, deklaroi se ka ndërmend të reformojë sistemin për parandalimin e sëmundjeve me qëllimin të përmirësohen pikat e dobëta që nxorri në pah përhapja e koronavirusit të ri.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • qe Kina arrin identifikon vatren e re me vetem17 raste flet shume per eficencen e reagimit te sistemit mbrojtes anti-covid.
    Kontroll i larte dhe rrufe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *