Nëse doni shijoni mandarinën më kualitative në rajon, shkoni në Xarë.
Më kualitative? Po. Pëllumb Saliu, një prej fermerëve që zotëron me dhjetra hektarë plantacione mandarinash, vë dorën në zjarr për këtë. “As mandarina e grekut nuk e konkuron dot tonën”, thotë ai, duke evidentuar faktin se vërtet greku ka qenë lider në rajon për mandarinën. Por sipas tij, tashmë jemi ne, shqiptarët. Pëllumbi thotë se është një mandarinë tërësisht bio, e ajo pak spërkatje është e gjitha e çertifikuar sipas standarteve të Komunitetit Europian. Vazhdojmë më tej. Doni të shikoni një prej kartolinave më të bukura që mund të ofrojë jo thjesht natyra shqiptare, por një punë shqiptarësh vaditur me djersë?
Shkoni në Xarë. Doni të shikoni një kafe me shqiptarë, ku nuk bëhen llogje kavaje nën avujt e rakisë, kotësisë e papunësisë, por ku fermerë e tregtarë kalkulojnë shifra e nënshkruajnë kontrata bashkëpunimi? Po, është në Xarë një lokal i tillë. Aty ku në këtë kohë ndesh me dhjetra maune që ngarkohen me mandarina për t`i dërguar drejt tregjeve vendase e rajonale, sidomos në Kosovë e Maqedoni. E pra, Xara është dhe një leksion i shumëfishtë se çdo kishte ndodhur nëse shqiptarët do dinin të ruanin pasuritë e veta natyrore gjithë këto vite e t`i shfrytëzonin me mençuri; se ç`punë e bereqet do kishin nëse nuk do u ishin futur me sëpatë drufrutorëve e ta braktisnin tokën duke u shndërruar në argatë të të huajit; se ç`mund të sjellë puna edhe kur jeton në një shtet si ky i yni, që më shumë të pengon se sa të ndih të bësh një gjë të hajrit për veten e për vendin.
Fëmijët e Pëllumb Saliut, nuk e njohin ç`është emigracioni; nuk e dijnë se çdo të thotë të marrësh malet për bukë të gojës; nuk e dijnë çdo të thotë të jesh rob i ndonjë afendikoi duke ia lënë peng dhe identitetin për ca kacidhe.
Ata janë rritur mes mandarinave dhe aty kanë siguruar gjithçka: strehën, ushqimin, veshjen, e mbi të gjitha identitetin e krenarinë. Sepse në këtë mënyrë, për ta nuk është e nevojshme të ëndërrojnë as kryeqytetin që mund t`i katandisë në fatorino furgonash, shitës farash, apo më keq akoma në hajdutë xhepash për të mbijetuar.
Ja pra pse Xara është leksion i shumëfishtë, aq sa përbënte dhe një lloj aliteracioni me ritëm në distancë nga ana e ish Edi Ramës kryeopozitar, në ligjërimin e tij gjatë fushatës elektorale në kapitullin për bujqësinë. 350 hektarë me mandarina janë mbjellë deri më tani në Xarë ç`prej më shumë se dhjetë vjetësh që kur Dhimo Kote, Pëllumb Saliu e 5 fermerë të tjerë vendosën që nga kultivimi i shalqinit të kalonin tek mandarina. Dhimo Kote është një prej fermerëve inisiatorë të kësaj mrekullie shqiptare në mes të mizerjes së tranzicionit së bashku me vëllezërit e tij e ata pak bashkëfshatarë (por që janë bërë shumë vit pas viti), që e ndoqën në këtë nismë të çmendur për kohën. Ç`prej katër mandatesh ai është dhe kryetar komune ku zakonisht votohet pothuaj pa bërë fushatë elektorale. Ai thotë se çdo vit mbillen dhe nga 70 hektarë, duke zgjeruar plantacionet e prodhimin, e njeherësh duke edukuar njerëzit që mos zdërhallen në kotësi e parazitizëm por të kapin shatin e t`i futen punës. Sasia e prodhimit, po shkon në afro 8 mijë ton për sezon, dhe siç pohon, është e gjitha e shitur pa asnjëfarë pengese. Ndaj dhe në Xarë nuk ka fare nevojë për qendra magazinimi.
Maunet presin ndanë xhadesë ku nga degët, mandarinat fluturojnë direkt në karoceritë gjigante pa asnjë lloj stacioni të ndërmjetëm. Pëllumb Saliu endet mes plantacioneve të veta shoqëruar nga një tregtar nga Durrësi që ka ardhur të ngarkojë një sasi të madhe kuintalësh. Përshëndesin punëtorët e vjeljes, të tillë që në një tjetër realitet do ishin ndoshta duke plotësuar lloto sporti. Eshtë një terren “Edeni” tokësor sa pragmatik ardhur nga formula puno-jeto e sa romantik nga telajoja e vjeshtës, në një kombinim lëbyrës mes një jeshileje të fortë të barit e gjetheve e të portokalltës ngjyrë të kokrave të mandarinës. Xara mbahet si vendbanimi më i hershëm në trojet shqiptare, sipas arkeologjisë zyrtare. Por asgjë veç Butrintit 10 minuta larg, nuk të fton për t`u endur në rrënoja antike. E vetmja gjë që ja vlen kësaj ane, është pikërisht ajo që ndodhi gjatë viteve të tranzicionit. Si kudo nëpër Shqipëri, fshatarët e kësaj zone jo thjesht braktisën kultivimin e agrumeve e të mbjellave të tjera, por dhe i shfarosën nga sipërfaqja një pjesë, sidomos drufrutorët, duke nisur më ullinjtë, portokallet, mandarinat e limonjtë. Brezaret e famshme që nisin prej Lukove e deri poshtë në kodrat përreth fushës së Vrinës, në një masë të madhe kanë mbetur si shkallë stadiumi të boshatisura. Por në Xarë, për shkak të do burrave hem pendestarë e hem me mend, rrota e punëve të Shqipërisë që po ecte mbrapsht u ndal në një cast dhe u kthye nga e duhura. Xara mbetet leksion për këtë. E.H
Me ne fund nje shkrim per punen e djersen.
Kemi nevoje per shembuj te tille .
Sa me shume pune e sukses nga privati aq me pak vend ka per politike e sherr.
Sikur nje faqe nga cdo gazete ti kushtohej cdo dite njerzve , firmave, komunave te suksesshme
do kishim me shume shembuj pune se krimesh.
Ky vend ka nevoje per punedashes dhe jo krimdashes.
Hehehe,te lumtTomorri,ashtu esht!
Ligji antikombetar 7501 i projektuar ne Athine e Beograt shkateroi fshatin shqiptar.Kthimi i pronave tek i zoti si dhe taksimi e subvencioni i tyre do ti ktheje shqiptaret ne pune ne vendin e tyre.Respekte per familjen Saliu.Nje emision televiz per aktivitetin e kesaj familje do te ishte shume frytdhenes.
Bravo miqve te mi xarrjote , gojeqelburit parazite e lakmitare te marrin vesh dhe nga ky shkrim shembullin qe tregon zotesine e çameve myslimane e ortodoks per jeten si dje ne komunizem dhe sot ne kapitalizem ku çamet jane pararoja shqiptare e te jetuarit me pune , djerse , ndershmeri . Fusha e Vrines eshte fusha me e begate dhe me njerezit me te zot ne Shqiperi ,
Pergezime fshatareve te zares te sherbeje ky fakt per te tjeret qe me pune gjithmone fiton sa per came apo dursake e korcare nuk eshte vendi . Ne cdo vend te shqiperise gjen dera dhe lope mallteze qe kesaj radhe keto lope mallteze jane ne Zare. Ne qofte se doni te beni prokopi beni ate qe bejne keta fshatare. Pershendetje te perzemerta.
dikur bregdeti u kthye ne parajsen e agrumeve erdhi 90 naaa i ben bythturku e jbathen nebythe te grekut
Vertet lajm qe na gezon,na fisnikeron edhe na tregonte rrugen e mire. Mjaft me politique,ma mire shkrime te tilla ku shqiptaret punen me kuptuar se si vendos begatohet me pa pune e pa mènd.mjaft me parazitizmin e politikaneve.
Pergezime per kete artikull per pervoje pozitive te fermereve te Xares . Le te behet gazeta DITA flamurtare e nje gazetarie reale , ku te pasqyrohen aspektet e veprimtarite e shendosha te jetes shqiptare . Ka shume , shume per te shkruar per ekonomine , bujqesine , kopshtet e shkollat , bizneset e vogla e te medha , personalitete . Qendroni larg gazetarise banale , politikes e politikaneve nen nivelin e popullit , nxirjes te realitetit me skena vjedhje , dhune , abuzime e negativitete te tjera . Perhapni ne publikun shqiptar optimizem , por edhe kritika me qellimin e permiresimit te jetes sone . Te jeni te sigurt se do te rritni tirazhin e popullaritetin tuaj . Zgjeroni gjeografine e informacioneve nga Vermoshi ne Delvine , nga Kolonja ne Lezhe . Urime ,shume urime per stafin tuaj !
Ne lufte Xariotet qelluan me top, tani me mandarina, pergezime per cfare keni bere dhe ju lumshin krahet.